Shoqata arbëreshe “Shkëmbi” vizitoi Malësinë

0
687
Foto nga: Anton Pllumaj

Të shtunen e kaluar ( 10.6.2017. ) Malësinë e vizitoi Shoqata Shkëmbi nga vendi Aquaformosa e Kalabrisë, Itali.
Shkëmbi ishte mik i Malësisë dhe i OJQ “LABEATËT”.
Për mikëpritjen e miqëve kaq të shtrenjtë u përkujdesën donatorët Vasel Gjergj Dedvukaj dhe Zef Gjokë Camaj. Pritja e miqëve u bë në mbështetjen e donatorëve të përmendur më lartë në barkën LIRIA në ujërat e liqenit të Labeatëve ( Shkodrës ).

Tek shtëpia-muze e Dedë Gjo’ Lulit

Kjo ishte hera e parë që shoqata Shkëmbi vizitoi trojet shqiptare në Mal të Zi. Shoqata Shkëmbi është formuar dhe vepron me qëllimin e ruajtjes së trashigimisë kulturore e historike të arbreshëve që jetojnë në vendbanimin arbëresh Aquaformosa dhë gjerë në Kalabri të Italisë.
Ishte privilegj i veçantë që “LABEATËT” në mbështetjen e donatorëve Vaselit dhe Zefit të gostisin miqët nga Kalabria.

Tek rrënojat e kishës mesjetare në Qafë Kishë (Foto: Anton Pllumaj)

Që “LABEATËT” ta prezantojnë Malësinë dhe vlerat e saja natyrore gjeografike dhe kulturore historike në mënyrë sa më të denjtë përgatitën një guidë turistike. Guida përmbante vizitën e Muzeut Etnografik, fototekës, bibliotekës dhe filatelisë në fshatin Lekaj të pronarit Shtjefën Ivezaj. Guida po ashtu parashifte vizitën e Shtëpisë-Muze të heroit popullorë Dedë Gjon Lulit, vizitën e kishës mesjetare në Qafë të Kishës, vorrezat monumentale në Vuksanlekaj, Kroin e Traboinit dhe liqenin e Labeatëve ( Shkodrës ). 

Pasi që miqët tënë të shtrenjtë e kishin kohën e kufizuar këtë here nuk kishim mundësi që të vizitojnë edhe destinacione të tjera të trashigimisë tone natyrore dhe kulturore historike e cila është si rrallë kund shumë e pasur.
Të cekim se vizita e shoqatës Shkëmbi trojeve shqipëtare në Malë të Zi dhe më gjerë ishte e lidhur me aktivitetet e Ditëve të Shën Ndout, ditës së famullisë së Shën Ndout të Braticës ( komuna e Ulqinit ) në të cilën shërben prifti don Gabriel Grabanica. Prandaj meritën që OJQ “LABEATËT” dhe donatorët Vaseli dhe Zefi të jenë të privilegjuar që të jenë shtëpijakë të shoqatës Shkëmbi është pikërisht don Gabriel Grabanica, për çfarë e falenderojmë veçanarisht.

Shoqata Shkëmbi këtë herë ishte mike e jona me anëtarët: Nicola Mele, Paola Napolitano, Filomena Skorza, Cesare Vicchio, Rosa Cirillo, Capparelli Domenico dhe Sandra Se Angelis të cilët i shoqëronte Pirro Qendro.
LABEATËT” paten rastin që drejt për drejt ti ndëgjojnë tingujt e gjuhës arbëreshe dhe gjuhës të cilën fliste vetë Gjergj Kastrioti. Gjuhë të cilën me sakrifica të shumëta dhe përkushtime e ruajtën arbëreshët ndër shekuj dhe me kujdes të madh e prëciedhin në trashigimtarët e tyre.

Përpara muzeut etnografik në Lekaj

Arbëreshët dhe gjuha arbëreshe e cila ende është e gjallë janë shembulli më i mire i patriotizmit, përkushtimit ndaj kombit, kulturës traditës dhe trashigimisë e përciedhur deri në ditët e sotme.
Prandaj dispora jonë dhe jo vetëm diaspora ta përciedhën shembullin e arbëreshëve të Kalabrisë.
Shtëpijakët: Luigj Camaj, Anton Pllumaj dhe Bernard Hasanaj së bashku me donatorët Zef Camaj dhe Vasel Dedvukaj u përkujdesën që miqët tonë të shtrenjtë të ndjehen mire dhe të lirë si në shtëpitë e tyre. Anëtarë të grupit ishin edhe Aleksander Nilaj ( shofer ) dhe Albert Bikaj.

U ndamë me miqët tone të shtrenjtë në orët e vona të natës së të shtunës duke shpresuar se kjo vizitë nuk do të jetë vizita e fundit e Shkëmbit në Malësi dhe se miqësia me kalabrezët to të vazhdojnë me vizita të ndërsjellta.
Nga videot dhe fotografitë mund të njifeni më mire me vizitën dhe përjetimet e arbëreshëve në Malësi.
Teksti: Luigj Camaj © . (17.06.2017)
Videot dhe fotografit: Anton Pllumaj dhe Bernard Hasanaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.