Umberto Eco: Nëse do sundoja botën

Një ndër intervistat e fundit të filozofit dhe shkrimtarit të madh italian, Umberto Eco.

0
1643

Inkurajoni më shumë njerëzit që të shkojnë në universitete , por mos të lehtësohen lëndët.         
Unë mund të jap vetëm një përgjigje polemizuese për atë që do të bëja në qoftë se do mund të sundoja botën sepse nuk ka shans që të ndodhë. Që kurë jam plakur, kam filluar të urrej njerëzimin,pra po të kisha pushtet absolut atëherë do ta lejoja [botën] të vazhdonte drejtë rrugës së vetëshkatrrimit – do të shkatërrohej dhe unë do të isha më i lumtur.

Njerëzit si unë, janë intelektual –ne bëjmë punët tona, ne shkruajmë artikuj, ne kemi mënyrat tona të protestuarit, por ne nuk mund ta ndryshojmë botën. E gjitha që ne mund të bëjmë është të mbështesim politikën e empatisë. Anxhela Merkel bëri një deklaratë pozitive kur inkurajoi gjermanët që të mirëpresin refugjatët sirianë. Ajo e ndryshojë imazhin e gjermanëve në botën mbarë – më ata nuk do të shihen si SS-ët e Adolf Hitler-it.

Të rinjtë kanë nevojë që të mësohen për të „filtruar“ dhe të vejnë në pyetje informacionet që marrin nëpërmjet internetit dhe jo ti marrin si vlerë nominale. Është kërkesë e vështirë. Unë vetë përdorë Uikipedian dhe e di që mund ti besoj në 99 % të rasteve, por njerëzit kanë shkruar në artikullin tim të Uikipedias se unë isha i pari nga 13 fëmijët dhe që isha martuar me vajzën e botuesit të librave të mi. Asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Pra edhe ky mund të jetë një subjekt i manipulimit. Nipi im është 15 vjeç dhe me ka thënë se shumë shokë të tijë besojnë në teoritë konspirative që lexojnë në internet. Nuk ka kontroll të kualitetit [të artikujve] dhe ky është një problem shumë i madh.

Çdo qeveri duhet të kërkojë përmirësimin e arsimimit. Përpara Luftës së Parë Botërore vetëm 20 % e njerëzve në Itali përfundonin shkollën fillore. Sot, problem janë universitetet – rreziku është se ne ulim nivelin pranues në mënyrë që tu jepet mundësia shumë njerëzve të pranohen në universitete, po ashtu duke ulur kualitetin në proces. Kohët e fundit kjo është bërë në Itali dhe është një tragjedi. Sot tre vitet e para të universitetit janë shumë të lehta- studentëve nuk u duhet më të lexojnë libra më të mëdhenj se 100 fletësh.  Pushtetarët duhet ta kuptojnë se duhet të sfidohesh në mënyrë që të rritesh. Unë kur isha në universitet, lexoja nga 1000 faqe dhe nuk vdiqa!

Mësimi i gjuhëve të huaja është gjëja e vetme të cilën do ta bëja të detyrueshme në shkolla. Nëse koncepti i Europës ekziston atëherë është i bazuar në njohjen e gjuhëve të njëri-tjetrit.  Shumica e njerëzve në dy shtetet e mëdha,  Francë dhe Angli duket se e njohin vetëm gjuhët e tyre. Jo shumë kohë më parë, në Angli, njerëzit ishin folës të shkëlqyer të latinishtes. Ekziston historia e një gjenerali anglez të cilin e kishin dërguar në provincën Indiane të Sindth-it në shekullin e XIX gjatë një revolte. [Gjenerali] Për të bërë shaka, dërgoi një telegram në Londër në të cilin kishte shkruar „Paccavi“,që përkthehet  „Kam mëkatuar“.  E bukura nuk është se ai mund të bënte shaka në latinisht, por që kolegu i tij në Londër e kuptoi [shakanë]. Gjatë dy viteve të fundit nipi im është duke mësuar greqishten e vjetër; ai ndoshta nuk do të jetë në gjendje akoma që të lexojë veprat e Homerit në origjinal, por ai ka zhvilluar kuptimin e qytetërimit grek. Është pjesë e cila është e quajtur „encyclios“, që do të thotë  „edukim rrethorë“  nga e cila rrjedh fjala  „encyclopaedia“.

Mbi fenë

Njerëzit janë qenie fetare. Qentë nuk janë fetar. Është e vërtetë që ata lehin hënën por me siguri që këtë nuk e bëjnë për shkak të fesë. Njerëzit kanë tendencë të kërkojnë për arsye në situatat e tyre. Është një thënie e bukur nga Xh.K. Çesterton: „Kur njeriu nuk beson më në Zot, nuk është se ai nuk beson më ne asgjë, por se ai  beson në çdo gjë.“ Sunduesi i botës nuk mund të eliminoi fenë. Mund të jesh ateist ose jo besimtarë, por duhet të pranosh se pjesa dërrmuese e njerëzve kanë nevojë për besimet fetare.

Karl Marks-i ka thënë se feja është opium – që i mban njerëzit të qetë. Por mund të jetë gjithashtu edhe kokainë. Ka funksion të dyfshishtë – përgjigje për disa pyetje fondamentale dhe ndonjëherë i shtyn të luftojnë jo besimtarët. Është pjesë e njerëzimit, në mënyrë që njerëzit janë e vetmja specie që mund të dashuroi.

Përfundimisht, nëse do isha sundues i botës, do ti detyroja njerëzit që ti lexonin gjithë librat e mi, në mënyrë që të bëhen inteligjent si unë dhe të mos besojnë se ne duhet të kemi një sundimtarë të botës! Irritohem nga shqyrtimet pozitive nëse ato janë pozitive për arsye të gabuara. Dhe nganjëherë prekëm nga vlerësimet negative sepse ata e shohin që kam kuptuar diçka të saktë. Nganjëherë  irritohem nga vlerësimet negative sepse mendoj që janë të pakuptimta, por në rregull,edhe kjo është pjesë e lojës.

Intervistë nga Serena Kutchinsky
Perktheu: Albert Bikaj

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.