Isuf Luzaj dekorohet me urdhërin “Nder i Kombit” nga Presidenti Nishani

0
332

 Kohëve të fundit kemi parë kritika të shumta nëpër rrjetet sociale drejtuar Presidentit për dekorimet e akorduara, por kësaj rralle as që mund të diskutohet një gjë e tillë, madje kritika e vetme që mund të bëhet është perse u desh kaq kohë që të vlerësohet dhe nderohet një figurë e shquar si Isuf Luzaj.

Katër ditë më parë, me datën 19.06.2017, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i akordoi dekoratën “Nder i Kombit”, filozofit të madh shqiptarë Isuf Luzaj, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm shumëvjeçar, të dhënë në Shqipëri dhe jashtë saj për Pavarësinë dhe demokracinë e vendit, përmes luftës antifashiste e antikomuniste të parreshtur, si dhe për aktivitetin e gjatë e të shquar intelektual e pedagogjik në fushën e shkencave letrare e linguistike, duke u vlerësuar me tituj nderi dhe akademikë nga shumë universitete të njohura në botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Anatemës” komuniste nuk i kishte shpëtuar as Isuf Luzaj, kjo shpjegon edhe arsyen se deri më sot nuk ka qënë edhe aq i njohur në atdheun e tij, natyrisht për shkaqe politike, ndonëse ka qenë ndër intelektualët e parë që ka kundërshtuar fuqimisht pushtimin nga Italia fashiste; sidoqoftë, ai ka gëzuar famë të madhe dhe vlerësime të larta nga shumë personalitete të shquara të botës, duke filluar nga bota e letërsisë – Horhe Luis Borhes por edhe ajo e politikës, nga të cilët mori edhe dekorata nga vetë presidentët e SHBA-së Regan dhe Bush.

Jetëshkrim i shkurtër:

Isuf Luzaj në moshë më të re

“Isuf Luzaj (1913-2000) ka lindur në Kaninë afër Vlorës, edukimin elementarë e kreu në Shkodër. Më pas do studiointe në Sorbonne, Paris nga 1933-1935. I detyruar të ndërpresë arsimin e tij,  u kthye në Shqipëri dhe punoi si mësuese franceze në Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Nga viti 1940 deri më 1941 u burgos në Itali, por më pas, u kthye në Shqipëri si një figurë e rezistencës në lëvizjen anti-komuniste të Ballit Kombëtar. Gjatë ngritjes së komunizmit në vitin 1944, ai emigroi në Itali ku punoi si mësues i latinishtes në Breshia. Në vitin 1948 Luzaj emigroi në Argjentinë ku studioi letërsinë dhe do banonte plotë shtatëmbëdhjetë vjet. Në vitin 1960 ai ishte drejtor i institutit francez për studime të larta në Buenos Aires. Më pas u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1965 ku ai punonte si profesor i frëngjishtes dhe spanjishtes në Universitetin e New Hampshire. Vdiq në Çikago më 24 nëntor 2000 dhe u varros në me ashtu siç e kishte lënë në amanet, në Vlorë.” (Robert Elsie)

-Albert Bikaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.