Një vit më parë, gazeta britanike Telegraph publikoi një analizë të GoEuro, portalit britanik, të bërë në bashkëpunim me Christopher Moseley, autori i atlasit të gjuhëve të rrezikuara të UNESCO-s. Në vëndin e 18 të listës së gjuhëve më të rrezikuara nga zhdukja, për fat të keq rënditet gjuha e arbëneshëve të Zarës. Sipas disa vlerësimeve, sot,  me këtë gjuhë flasin vetëm  rreth 150 deri në 300 njerëz!

E pra, dr sc. Maksimilana Barançiq, udhëheqësja e departamentit  për të gjuhën arbëneshe dhe antare e shoqatës kulturore artistike “Vicko Zmajeviq” Zarë – Arbanasi, me të gjitha fuqitë që ka, me ndihmën e shoqatës përpiqet që ta parandaloi ngjarjen fatkeqe. Çdo javë ajo ndan kohën e saj duke përgatitur materiale e vetme, në mënyrë që diturinë e saj tua kaloi brezave të ardhshëm dhe kështu të shpëtoi nga harresa gjuhën e paraardhësve të vet.

Që arbëneshët kanë deshirë ta ruajnë traditën e vet e verteton edhe numri i madh i pjesëmarrësve që nga 15-20 veta, të cilët çdo të ejnte përkundër angazhimeve të shumta që kanë, arrijnë që ta gjejnë kohën për të ndënjur në bangat e Bibliotekës së qytetit të Zarës – Dega e arbëneshëve; me vëndosmëri janë përkushtuar mësimit së gjuhës të cilën deri atëherë mund ta kenë ndëgjuar vetëm nga gjyshat e gjyshet e tyre, duke e pasur parasyshë që sot në përgjithësi me këtë gjuhë flasin vetëm gjenerata e vjetër.
Kam pjesëmarrës që nga 20, 30, 40 dhe 50 vjeçë, ndërsa në „punishte“(workshop) marrin pjesë edhe persona që e flasin arbënishtën. Ndër ta është edhe 78-vjeçari, z. Klaudio Stipçeviq dhe Miro Vukiq i cili është në të gjashtëdhjetat, thekson Barançiq, duke shtuar se pjesëmarrja e tyre i bën orët e mësimdhënies të magjishme.

-Gjuha arbënore ka disa lloje, në varësi nga zona ku vëndasit janë vëndosur. Për shëmbull, ekzistojnë dallime të vogla në të folurit e arbëneshëve që jetojnë përreth kishës dhe të atyre që jetojnë në Punti Bajllo. Kur kemi pjesëmarrës të cilët flasin arbërisht i mësojmë nga njëri-tjetri dallimet.

Kemi mësuar se prof. Barançiq me shumë përkujdesje i përgaditë dhe shypë  materijalet për nxënësit e saj, në mënyrë që tua lehtësoi zotërimin e kësaj gjuhe – e cila nuk është fare e lehtë për tu mësuar, ajo përdorë shpesh edhe prezintimet në PowerPoint.

Komuniteti arbënesh gjatë festës së Zojës Loretë, Zarë

Në fillim të çdo ore mësimore bëjnë përsëritje, pastaj fillojnë mësimet e reja. Deri tani, pjesëmarrësit kanë mësuar bazat e komunikimit, siç janë pershëndetjet. Pjesëmarrësit kanë mësuar numërimin, emrat e muajve, ditët e javës, janë mësuar edhe me lakimin e emrave, bashkëtingëlloret, zanoret; dhe në mënyrë që të formulojnë fjalitë, natyrisht që kanë mësuar edhe foljet „shkoj“, „jam“, „flas“ dhe të tjera që përdoren shpesh. Sot,  në orën e 7 me rrallë të kursit, Barançiq na ka treguar se tani [pjesëmarrësit] flasin njëri me tjetrin në arbënisht. Në mënyrë që të perfeksionoinë aftësit e tyre, ajo përgaditë për ta ushtrime të dialogjeve.

Përveçse ajo në kurs jep maksimumin nga vetja,  kjo mësimdhënese e kujdesshme dhe e pa lodhur, përgaditë edhe librin e gjuhës arbëneshe i cili së bashku me CD-në së shpejti do duhet ta shohë dritën e botimit.

-Kur e kemi pyetur se nga i rrjedh i gjithë ky frymëzim dhe motivim, ajo modestisht na është pergjigjur – Unë jam kroate, por të parët e mi vinë nga zona ku flitet dialekti i Shkodrës dhe e ndijej për detyrë që ta ruaj identitetin tonë.
Gjithësesi ia vlen të përmendet se arbëneshët të cilët i ka të përzemërt, dr sc. Barançiq i ka pasur ndër mënd edhe me rastin e zgjedhjes së temës së doktoraturës, të tilluar „Leksiku i arbënishtës në Zarë si reflektim i kontakteve gjuhësore“. Duke i pasur parasyshë këto, nuk na habitë fare fakti që shumë veta e vlerësojnë si pasuesën e punës të së ndijerit Aleksandër Stipçeviq.

Arbënishtën e mësojnë edhe mjekët, avokatët e profesorët e Zarës

Kurset e gjuhës arbëneshe kanë terhequr vëmëndjen e shumë zarasve të njohur. Ndër ta janë edhe edhe mjekja e spitalit dr Elijana Krstiq, pastaj edhe ish-presidenti i gjykatës së Komunës, Antun Klishmaniq dhe e bija e tij Ivana, pastaj edhe Lucija Shimiq docente në Departamentin për Gjuhësi, e cila kontributin e saj për arbënishtën e jep edhe si mentore e projekteve të Bashkimit Europian për mbrojtën e gjuhës arbëneshe. Dr sc. Barançiq na ka zbuluar se në pergjithësi ndër pjesëmarrës ka shumë edhe nga ata që nuk janë arbëneshë, por të cilëve thjeshtë iu pelqen gjuha e cila flitët në qytetin e tyre. 

Arbëneshët i ka mirëpritur edhe Presidenti

Zelli të cilin shoqata „Vicko Zmajeviq“ Zarë – Arbanasi, e jep për ruajtën e identitetit të vet nuk ka mbetur pa rënë në sy. Siç kemi mësuar nga Baranoviq, arbëneshët kanë qënë të ftuar nga vetë Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, takim i cili u mbajt në Zagreb, ndërsa takimin zyrtarë e ka bërë edhe më madhështorë grupi arbënesh.

– Kemi pasur nderin që të njihemi me Presidentin e Shqipërisë, ambasadorin Ilir Melon dhe i deputeten e pakicës shqiptare Emina Lekaj-Perlaskaj, na ka shpjeguar gjithashtu se me 28 nëntorë Shqipëria feston ditën e pavarsisë, ndër të tjerat vizita e krerëve të politikës shqiptare vizituan Zagrebin disa ditë para [ditës së pavarsisë] ka qënë më se me vënd.

 

Burimi: AntenaZadar.com (26.11.2015)

Intervistoi: Selma Stipçeviq

Përktheu: Albert Bikaj

22.06.2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.