“Vdes politikani italo-arbëreshë, Stefano Rodotà”

0
1098

Mediat italiane kanë njoftuar se juristi dhe politikani i shquar italo-arbëreshë, Stefano Rodotà u nda nga jeta ditën e djeshme , në moshën 84 vjeçare.  Ndonëse ishte në moshë të thyer, nuk mund të lihet pa u theksuar pikëllimi që shprehën gazetarë e politikanë nga Italia e më gjerë, e në veçanti komuniteti italo-arbëreshë. Ja titulli i të së përditshmes italiane “Il fatto Quotidiano” :

“Vdiq politikani Stefano Rodotà, kavalieri që mund të ishte Presidenti ynë: një jetë të tërë kushtuar mbrojtës të së drejtave të njeriut në emër të kushtetutës.”

Një biografi e shkurtër:

Stefano Rodotà (1933-2017) ishte jurist, profesor e politikan.

Lindi më 1933 në Kozencë, Itali, ku u rrit dhe mësoi gjuhën arbëreshe. Familja e tij ishte nga Shën Benedikti (italisht: San Benedetto Ullano), katund arbëreshë në krahinën e Kozencës. Rrjedh nga një dinasti e shquar italo-shqiptare, e cila në mesin e shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë ka pasur intelektualë dhe priftërinjtë të ritit ortodoks, që kanë ruajtur traditat e pakicës arbëresho-shqiptare në Itali. Traditën intelektuale të familjes do ta vazhdonte edhe Stefano, i cili do të bëhej profesor në Universitetin prestigjoz “La Sapiezna” të Romës, aty ku edhe kishte mbaruar studimet e larta. Përveç kësaj, shërbeu si profesor edhe në universitetet më prestigjioze të botës, siç janë: Oxford, Standford, Sorbonne, etj. Persa i takon karrierës politike, ai filloi të merrej me politikë gjatë fundit të viteve ’70, duke përfaqësuar krahun e majtë italianë. Gjatë karrierës së tij politike, ai pati pozicione të rëndësishme, veçanarisht si ministër i drejtësisë, zv. kryeparlamentarë, dhe kandidat për president gjatë vitit 2013. Gjithashtu, ai ishte një nder hartuesit e “Kartës e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian”.

Rodotà mund të mos ketë qënë figura e preferuar për të gjithë, kjo është e pamundur, por një gjë është e sigurt, akademia dhe krahu i majtë i politikës italiane ka humbur një personalitet të madh.

-A.B.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.