Genocidi grek ndaj popullsisë çame, 27 qershor 1944

0
987

Genocidi grek ndaj popullsisë çame nisi më 27 qershor të vitit 1944, nën udhëheqjen e gjeneralit Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i të vrarëve ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe nga 27 qershori 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.
Si pasojë e këtij genocidi, një pjesë e popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngul dhe u vendos në qytetet shqiptare. Gjatë shpënguljes së tyre e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve . Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Komuniteti çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujton në Qafë-Botë të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.