Shqiptaret dhe besimet fetare – nga Anton Blakja

1
477

Shen Pali ne letren derguar romakeve, ne vargjet 19 te kreut 15 thote:- ” E kam predikuar ungjillin e Krishtit qe nga Jeruzalemi perqark deri ne Ilirik “, dhe ne letren per Titonë ” … shpejto te vish te une e te me takosh ne Nikopoli ” ne kreun e 3 vargjet 12. Shen Jeronimi, perkthyesi i pare i Bibles, thote se Shen Pali e vizitoi Ilirine dhe ishte i pari qe predikoi ungjillin mes shqiptareve ne shekullin e pare pas Krishtit. Po keshtu dihet se qe nga ajo kohe shqiptaret e perqafuan besimin e krishtere dhe ngriten po te paret edhe kishat. Sic dihet se Shen Pali pas arrestimit udhetoi permes rruges Egnatia. Historia na rrefen se perandoret e Romes, qe ishin ne fakt shqiptare te paster i luftuan ne disa raste pa meshire te krishteret. I tille qe Deci ( 249 -251 ) qe ndermori fushaten e pergjithshme per zhdukjen e te krishtereve. I dyti ishte perandori i shkelqyer i Romes, ndoshta me i ndrituri, Diokletiani ( 284 – 305 ), por qe historia i ngarkon pergjegjesine e perndjekjes se te krishtereve deri ne shfarosje. Dhe ishte i Shaljane perandori i madh Diokletiani ose I Dituni ( shqip ). Duhej te vinte Kostandini i Madh ( 306 – 337 ) i cili legalizoi krishterimin dhe ngriti kishat anembane Perandorise. Dhe Kostandini ishte shqiptar i kulluar nga rraca e gjaku. Ishte nga Nishi. Por pas vdekjes se Shen Kostandinit perseri filloi perndjekja e te krishtereve dhe pikerisht nga nipi i Kostandinit Juliani ( 361 – 363 ) qe deshi te restauronte perendite e eterve te tij pellazge. Julianit ju vu nofka ” rrenegati “, pikerisht per perndjekjen e te krishtereve. Duhet theksuar se edhe pas shtrirjes kudo te krishterimit, shqiptaret nuk e braktisen dhe nuk e harruan besimin e tyre te vjeter pellazg te Perendise Diell. Festat e reja te krishtera i nderthuren me festat e vjetra. Kujtojme Buzmin, Verat apo edhe berjen kryq jo me fytyre nga Betlehemi, por me fytyre nga Dielli. Edhe emri i Birit te Perendise, Jezusit eshte shqip, spjegohet me shqipen aq bukur dhe me llogjiken e gjerave dhe verteton se shqipja flitej kudo rreth pellgut te Mesdheut. Iliria pas shume lufterave u perfshi ne Perandorine e Romes, por perandoret Ilire dhe Garda Pretoriane e perbere nga shqiptare, ne nje fare mase bene qe jo Iliria te ishte e pushtuar, por ata u bene pushtues te Romes. Dhe sa e rende ishte shkaterrimi i Romes nga barbaret, e si eshte perjetuar ajo ngjarje katastrofike, e tregon ajo fjala qe eshte ruajtur e ardhur deri ne ditet e sotme vetem nga shqiptaret: – Hajt more, se nuk asht shembe Roma, e variante te ndryshme te saj, per te treguar shkaterrimin me te madh qe pesoi Bota. Asgje s’ka mbetur ne kujtesen e popullit nga pushtimi dhe shkaterrimi i Kostandinopojes. Sepse ajo ne fakt ishte katandisur ne nje armike te arberve. E tille ishte dhe te tille e treguan veten sunduesit e Kostandinopojes. Pushtimi turk nuk ishte thjesht pushtimm territori, por njekohesisht dhe nje vendosje e dhunshme e ideollogjise se tyre fetare. Me gjak, shperngulje dhe shfarosje. Dhe per shqiptaret me nje program te veçante. Njekohesisht per te shlyer kujtesen historike, fene dhe kujtimin e Gjergj Kastriotit, u vendosen ne zona te caktuara edhe kolone nga lindja. Edhe kjo mund te perballohej nga shqiptaret qe kishin nje vule te pashlyeshme identiteti dhe kujtese historike te pashoqe, por pushtuesi turk ( sulltanet ), thirren ne ndihme dy kishat ortodokse, Kishen Greke te fanarit dhe kishen sllave. E nderkohe asnje lidhje, asnje bashkepunim nuk lejonte te shqiptareve me Kishen Romane. Fretnit denoheshin me vdekje te llahtarshme, deri duke u pjekur ne hell sic ka qene rasti i fratit ne Juban. E shqiptaret te ndodhur ne keto kushte, perballe pushtuesit dhe dy kishave armike greke dhe serbe, filluan shnderrimin ne mase ne muhamedane. Kjo ju jepte dhe perfitime te shumta si mbajtja e armeve, kuajve, mospagimit te taksave dhe privacioneve te tjera qe kishin si te krishtere. Por prapeseprape, shqiptaret nuk e katandisen ne fanatike. Faktet qe na kane lene, shkrimatert tane dhe udhetaret e huaj jane cudi e çudive. Fan Noli tregon per ate fshatarin qe per nje vit ndezi cdo nate qirinj dhe u falej shenjtoreve, qe te sillnin mbaresi, por kur pa se nuk kishin ndonje efekt, vendosi ti ndizte qiriun e fundit djallit. Ose At Gjergj Fishta qe thoshte me shaka:- Kur ti ndizni qirin shenjtit, ndizeni nje dhe per shejtanin, se kushedi u duhet. Martesat mes feve te ndryshme ishin nje çudi tjeter. Ose byreku i bere gjysma me mish dashi e gjusma me mish derri. Sepse ne te njejten shtepi kishte edhe muslimane edhe te krishtere. Apo ajo thenja: – Beson ne allah gega im ? – Po per Krishtin ! Nje mrekulli e psikollogjise shqiptare jane kenget, doket zakonet, ku nuk kuptohet ku mbaron nje besim e ku fillon tjetri. Ne Eposin e veriut, ndoshta kanga me e bukur eshte ajo e Gjergj Elez Alise. Shiheni kete emer, gjysma i krishtere e gjysma musliman, si per te vertetuar, cdo argument qe thame me lart. Festat fetare ishin gjithmone nje rast per mos harresen e vellazerise se gjakut. Nder anet tona ishte zakon qe ndezja e qirit ne festat t’i lihej kumbares ose probatimit musliman. Per ta nderue natyrisht. Dhe ai e kishte per nder. Mjerisht pas viteve ’90 -te, me arsimimin e gjymtuar, me lenjen e femijve ne duar te disa imameve te dyshimte dhe antikombetare, e sidomos me perdorimin masiv te internetit, nga kjo kategori e te arsimuarve mbrapsht, e per te qare hallin, gjerat po marrin nje drejtim qe s’mund te mendohej para disa viteve. E gjithe ngrehina e eterve te kombit duket se eshte ne rrezik te rrezohet me tersellime. Kesaj i ndihmojne edhe bajraktaret e disa partive, per te marre vota, per pushtetin dhe qellim vjedhjen, natyrisht. A do te lejojne shqiptaret qe ideali kombetar, identiteti, qellimi i perbashket te shlyhen nga programuesit e rritjes se fanatizmit, sic eshte ne radhe te pare dhe ne veprim programi i Vasa Cubrillovicit, apo doktrina neootomane e Davutoglluse e sulltanit Erdogan ? Kjo mbete per tu pare. Ilaçi eshte shkolla, mesimi i historise tone dhe dituria e perparimi. E kunderta e ketyre eshte fanatizmi dhe padituria mesjetare. Le te mos harrojme fjalet e profetit te kultures tone Naim Frasherit: Pse te jesë Shqiperia, Ta mbuloje babezia ? Duke pasur burra trima, Te humbet si vetetima ? Ah ! mos ! Zoti mos e dhente, Ejani, te mledhim mendte.

-Anton Blakja

1 COMMENT

  1. bravo te lumte! sa bukur, cdo gje fushe me lule..! krishterimin, po ore direkt sille ta pranojme. ndersa islamin jo, prit te vritemi pak, jane barbare keta, nuk mund ta pranojme keshtu direkt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.