Jemi mesuar qe çdo qershor te shohim ritualin e perkujtimit qe serbet i bejne Betejes se Fushe-Kosoves, betejes famekeqe te vitit 1389, nje ritual perkujtimor qe ata e kane kthyer ne tradite tashme. Edhe kjo tradite, si e kemi thene edhe ne shkrime tjera, eshte ne vazhden e praktikes serbe te perkujtimit plot krenari te nje Humbje! Jo thjesht nje humbje ne fakt, por njeres nga humbjet me shkaterrimtare, pikerisht te asaj dite Qershori te vitit 1389 kur forcat Osmane shkaterruan koalicionin ballkanas te prire nga cari serb Llazari. Si gjithmone serbet edhe ne perkujtimin e kesaj date vene ne levizje mekanizmin e tyre te njohur te fallsifikimit te historise. Pa me te voglin problem ata rreken qe nje humbje shkaterrimtare ta paraqesin si nje fitore dhe per me teper ta kthejne kete ne nje soj frymezimi te krenarise kombetare!? Po te degjohen vetem burimet serbe krijohet bindja se betejen e kane fituar serbet athua se nuk u shpartalluan nga forcat osmane!? Mirepo per serbet fallsifikimi nuk perben ndonje problem sepse nuk eshte hera e vetme qe humbjen ata e paraqesin si fitore! Kete gje ata e kane bêre shpesh gjate shkrimit te historise se tyre! Retushojne historine,krijojne mite dhe fabrikojne te paverteta. Kur njeriu vendos te studioje vepra te mirefillta historie, te qemtoje tekste serioze botime universitetesh te njohura ne bote e gjen te verteten! Pas leximit njeriu sheh se Beteja e Fushe-Kosoves nuk ishte ne fakt disfata e pare e serbeve shkaktuar nga Osmanet ne Ballkan. Para kesaj beteje serbet kishin pasur dhe beteja tjera me Osmanet dhe kishin pesuar disfata edhe me pare. Mund te permenden disa beteja, nga beteja e pare mes tyre qe ishte beteja e Galipolit e vitit 1312, te beteja e Stefanianes ne vitin 1344 dhe veçanërisht ne dy beteja qe kane mbetur ne histori si Betejat e Marices ; Beteja e Pare e Lumit te Marices u zhvillua ne vitin 1364 dhe Beteja e Dyte e Lumit te Marices ne vitin 1371. Marica qe permendet ne tekstet historike si vendbeteje njihet sot si Ormenione Greqine e sotme. Ne keto dy beteja Osmanet dolen fitimtare dhe zgjeruan kufinjte e Perandorise se tyre ne Ballkan. Beteja e Dyte erdhi si pasoje e betejes se pare. Beteja e dyte e Marices me vitin 1371 ishte perpjekje e koalicionit ballkanik per te rimarre territoret qe kishin rene nen sundimin Osman ne betejen e pare. Por edhe beteja e dyte e Marices perfundoi me disfate. Per te vazhduar pastaj me betejen e Savres te vitit 1385 qe po ashtu perfundoi me fitoren e osmaneve. Pikerisht per shkak te ketyre disfatave te renda, forcat ballkanike kerkuan edhe nje tjeter beteje qe u zhvillua ne qershor 1389 ne Fushe-Kosove. Me te drejte njeriu mendon : ”Po perse valle ne vargun e gjithe atyre disfatave te njepasnjeshme serbet perqendrohen kaq shume pikerisht ne betejen e Fushe Kosoves!? Sepse Beteja eshte zhvilluar ne token e Kosoves dhe fushebeteja u ka ardhur per shtat miteve serbe per te “Drejten Historike” mbi Kosoven! Interesante eshte se serbet kane pasur edhe fitore ndaj osmaneve ne ate kohe e normalisht para humbjeve do duhej te perkujtonin fitoret por ” çuditerisht” perkujtojne kete beteje te humbur?! E quajne “Beteja ku u vendos fati i Ballkanit”, kur ne fakt nuk eshte e vertete sepse kjo beteje eshte e njembedhjeta ne rradhe mes betejave qe ishin zhvilluar mes osmaneve dhe serbeve deri ne ate kohe dhe mbas kesaj beteje jane zhvilluar edhe dhjete beteja tjera deri ne pushtimin e plote te Serbise nga Osmanet ne vitin 1459. Pushtimi i Serbise ne vitin 1459 si rregull duhet kujtuar si ngjarje e rende nga serbet sepse nuk ka gje me te rende se pushtimi! Por jo, serbet nuk merren fare me kete “detaj” pa rendesi si pushtimi i Serbise nga osmanet por krejt “emocionet” dhe “vajtimet” i shkarkojne te beteja e Fushe Kosoves. Vetekuptohet e gjithe kjo behet ngaqe kjo u vjen per shtat ne pretendimet e tyre shoviniste. Beteja eshte pershkruar shume here ndaj theksi i ketij shkrimi nuk eshte pershkrimi i betejes, si u zhvillua e tjera detaje sepse dihet gjithshka. Ne kete shkrim duam te ndalemi ne disa aspekte qe verejme se nuk permenden shpesh ne analizat e kesaj beteje. Per shembull nuk theksohet fare roli intrigant i djalit te dyte te Sulltan Muratit te Pare, pikerisht Bajazitit, i cili pas vdekjes se babait ne Betejen e Fushe Kosoves trashegon edhe fronin!? Pikerisht djali i dyte Bajaziti, i cili ka qene i dyti ne linje!? Ne rast vrasjeje te babait ose vdekje te babait per shkaqe natyrale, djali i dyte nuk mund te behej Sulltan, sipas te drejtes Mbreterore froni i takonte djalit te madh Jakupit, vellai te madh te Bajazitit. Sipas shume historianeve ate dite shume nga ngjarjet e ndodhura ne ate beteje jane fryt i intrigave te Bajazidit, ketij biri gjakatar te Sulltan Muratit te Pare, djale i cili kishte vendosur te behej Sulltan me çdo kusht! Ja se cfare na mesojne kronikat Osmane te kohes per te cilat flet historiani Colin Imber ne Librin “Perandoria Osmane/Struktura e pushtetit”, edicioni i dyte, New York, (“The Ottoman Empire: The Structure of Power, 2nd ed. New York: Palgrave Macmillan, 2009, p. 85. ISBN 0-230-57451-3”) : “I biri i Muratit, Bajaziti ishte informuar per vdekjen e te Atit perpara te vellait te madh Jakupit. Bajaziti i dergoi te vellait nje mesazh te rreme duke i thene se babai u kishte dhene disa udhezime te reja. Kur Jakupi mberriti, ate e mbyten duke ja mbajtur frymen dhe keshtu qe Bajaziti mbeti trashgimtari i vetem i Fronit Osman.”, (Faqja 85 e Librit), (“Murad’s son, Bayezid, was informed of the sultan’s death before his older brother Yakub. Bayezid sent Yakub a false message, stating that their father had some new orders for them. When Yakub arrived, he was strangled to death, leaving Bayezid as the sole heir to the Ottoman throne.”. Por edhe perpara vrasjes se vellait Jakubit, krimineli gjakatar me emrin Bajazit sipas shume historianeve ka dore edhe ne vrasjen e babait te vet Sulltan Muratit te Pare, te cilin sipas disa librave e ka eleminuar me tradheti pikerisht Bajaziti, i biri! ”Milosh Kopiliqi i cili vdiq me 1389, ishte një kalorës mesjetar, i njohur here si vartes i Car Llazarit e here si një vasal i Sulltan Muratit te Pare. Ai nuk është i përmendur në burimet e bashkëkohore, por përmendet me vone në tekstet e historise mbi disfaten serbe në Betejën e Kosovës si vrasësi legjendar i Sulltan Muratit te Pare. Edhe pse ai mbetet anonim në burimet ekzistuese deri në shekullin e18-të, permendja e historisë së vrasjes së Muratit në kronikat fiorentine, serbe, osmane dhe burimet greke, verehet gjerësisht në shkrimet per Ballkanin një gjysmëshekulli pas ngjarjes. Milosh Kopiliqit i është dhënë, Kodi, (”Fjale-kalimi”), për te kaluar permes rojave osmane deri te tenda e Sulltan Muratit pikerisht nga njerezit e Bajazitit, fjale-kalimi ishte fjala osmane “Kobile” qe do te thotë“Pele e re…Mëze”. Në këtë mënyrë ai u lejua te shkojë deri te cadra e Sulltanit dhe e vrau atë”. (”Milos Obilici who died 1389 was a medievl lknight well known sometimes in Order of Knighthood of Car Lazar and sometimes as a vassal of Sultan Murad I. He is not mentioned in contemporary sources, but he features prominently in later accounts of the Serbian defeat at the Battle of Kosovo as the legendary assassin of the Ottoman sultan Murad I. Although he remains anonymous in the extant sources until the 18th century, the dissemination of the story of Murad’s assassination in Florentine, Serbian,Ottoman and Greek sources suggests that versions of it circulated widely across the Balkans within half a century after the event.Milos Obilic’s was given the pass-code to get through Sultans guards straight to Sultan’s tent by Bayezid men.The pass code was the ottoman word “Kobile’ for “Mare”…That way he gained access to Sultans tent and finished him”), (page 112)”.

 

Millosh Kopiliqi

Pra ky pinjoll intrigant, Bajaziti gjithe kohes kishte pasur planet e veta, plane qe ate dite i realizoi nje nga nje! Ne fund te asaj beteje ai e gjeti veten Sulltan, ashtu siç kishte enderruar. I ati Sulltan Murati i Pare dhe i vellai Jakub kishin vajtur me te shumtet tani atij i mbetej froni. Fill mbas humbjes se betejes, serbet humbes dorezohen vasale te Sulltan te ri Bajazitit mes vasaleve edhe Stefani, djali i Car Llazarit te vrare ne beteje. “Trimi” Stefan Lazari nuk matet dy here, por me te paren ben krushqi me Sulltan e ri Bajazitin te cilin i jep per grua te motren e vet Despinen. Ende pa varrosur babane e vrare ne beteje Stefani, i biri i Lazarit u be krushk me vrasesin e babait te vet!? “Për më tepër, në përgjigje të presionit turk, disa fisnikë serbe martuan vajzat e tyre,duke përfshirë edhe vajzen e princit Llazar, me Bajazitin. Në vazhdën e këtyre martesave, Stefan Llazareviqi u bë një aleat besnik i Bajzitit, i cili në vazhdim e sipër do të kontribuonte me forca ne shumë prej angazhimeve të ardhshme ushtarake te Sulltan Bajzitit duke përfshirë edhe betejën e Nikopolit, (“Furthermore, in response to Turkish pressure, some Serbian noblemen wed their daughters, including the daughter of Prince Lazar, to Bayezid. In the wake of these marriages, Stefan Lazarević became a loyal allyof Bayezid, going on to contribute significant forces to many of Bayezid’sfuture military engagements, including the Battle of Nicopolis.”), ( The Ottoman Empire, 1700–1922 By Donald Quataert, p. 26). Te Beteja e Nikopolit duhet te ndalojme sepse eshte nje moment me shume rendesi ne Historine e Ballkanit! Kjo beteje e zhvilluar me 25 Shtator 1396 vendosi perballe forcat e koalicionit Evropian me nje ushtri aleate te trupave Hungareze, Bullgare, Wallachian, Franceze, Burgundiane, Gjermane si dhe të vullnetareve te ndryshem nga mbare Evropa te ndihmuara nga flota e Venedikut. Perballe koalicionit Evropian ne anen tjeter qendronin aleatet e Sulltan Bajaziti dhe vasali i tij, Stefan Lazari!? Ishte lufta e tyre vendimtare qe rezultoi me shpartallim e koalicionit evropian! Ky shpartallim çon në fundin e Perandorisë së Dytë Bullgare. Ajo është përmendur shpesh si kryqëzata e Nikopolit dhe ishte kryqëzata e fundit në shkallë të gjerë ne Mesjete. Per Stefan Lazarin kronikat osmane te kohes kane fjalet me te mira, flasin me shume vleresim ngaqe dallohet ne ate beteje per nje vendosmeri te rralle kunder Evropes! Dhe serbet sot akuzojne shqiptaret se kane bashkepunuar me turqit!? Nese e kundrojme rrjedhen e ngjarjeve nga ky prizmi i daljes se Ballkanit nga shtrati i natyrshem evropian atehere duhet thene se Beteja qe duhet pare si beteja me e rendesishme eshte pikerisht kjo e Nikopolit te vitit 1396, sepse aty pesuan disfate jo vetem ballkanasit por mbare Evropa! Fitorja e osmaneve ndaj koalicioinit evropian, fitore ne te cilen luajti rol me rendesi Serbia e prire nga Stefa Llazari, i inkurajoi shume osmanet te cilet mbas asaj fitoreje ne Nikopol, perveç 25 viteve te qendreses historike te Skenderbeut, nuk njohen me te ndalur. Do kalonin vite qe osmanet te njihnin nje disfate nga Evropa, pikerisht ne disfaten osmane te rrethimit te Maltes te vitit 1565! Deri atehere nuk njohen te ndalur!… Me forcimin e Rusise cariste serbet nisen te shtojne orekset e tyre shoviniste sepse tashme kishin mbeshtetjen nga Rusia ndaj dhe kerkuan te sajojne nje pike iniciale te pretendimeve serbo-medha. Pike me te pershtatshme se Beteja e Fushe Kosoves nuk kishte! Pikerisht ne shekullin e 18-te. Pikerisht ne kete kohe thone edhe kronikat se “nis te permendet miti i Millosh Kopiliqit”, si heroi qe vrau Sulltanin!? Orekseve patologjike serbe u duhej nje frymezim dhe ai frymezim u gjet duke fallsifikuar historine…Historiani dhe studiuesi amerikan Albert Lordi i Universitetit të Harvardit, eshte ai qe e veren kete falklsifikim. ”Albert Lordi ka deklaruar në vitin 1982 se këngët epike shqiptare mbi Betejën e Kosovës nuk ishin përkthimet e këngëve epike serbe, siç ishte menduar më parë. Lordi argumenton se të dy traditat u shfaqen pak a shumë të pavarura nga njëra tjetra. Sipas tij, elementet kryesore të përrallave shqiptare të vrasjes së Sulltan Muratit nuk mund të gjenden në llogaritë përkatëse serbe, ndërsa këto elemente mund të gjurmohen në folklorin shqiptar. Traditat shqiptare dhe ato serbe hyjne në kontakt në rajonin e Sanxhakut, ku ata ishin te perziera.”. (“Albert Lord of Harvard University stated in 1982 that Albanian epic songs about the Battle of Kosovowere not translations of the Serbian epic songs, as was previously thought.Lord argues that the two traditions emerged more or less independent of eachother. According to him, major elements of the Albanian tale of the assassination of Sultan Murad cannot be found in the corresponding Serbian accounts, while these elements can be traced to Albanian folklore. The Serbian and the Albanian traditions came into contact in the region of Sandžak, where they were fused.”…(Lord, Albert (1984), (“The Battle of Kosovo in Albanian and Serbocroatian Oral Epic Songs”.Studies on Kosova. East European Monographs 155. ISBN 9780880330473”). Ketu edhe njehere nis funksionimin mekanizmi fallsifikues dhe mito-krijues serb mbi kete beteje si shume tjera. Serbet ne Fushe Kosove ngrene skenen tragjike te nje drame shekullore ne kurriz te shqiptareve mbi “Kosovo-Poljen”, kurse shqiptaret naïve bien ne kete gracke dhe ende sot e kesaj dite shkojne nderojne varrin e Sulltan Muratit te vrare nga i biri Bajaziti.

– ILIR SECI

Referenca:
– Imber, Colin. The Ottoman Empire: The Structure of Power, 2nd ed. New York:Palgrave Macmillan, 2009, p. 85. ISBN 0-230-57451-3.
– Lord, Albert (1984). “The Battle of Kosovo in Albanian and SerbocroatianOral Epic Songs”. Studies on Kosova. East European Monographs 155. ISBN9780880330473
– The Ottoman Empire,1700–1922 By Donald Quataert,
-Military history of Hungary(Magyarország hadtörténete), Ed.: Ervin Liptai, Zrínyi Military Publisher,1985 Budapest ISBN 963-05-0929-6

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.