“Fillon zbatimi i projektit të përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi për kërkime disa vjecare në qytetin antik e mesjetar të Shasit, në Mal të Zi. Mori pjesë kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Akad. Muzafer Korkuti dhe zv.kryetari i kademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi Gj.Borozan, së bashku me grupet respektive të punës.” – njofton uebfaqja zyrtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi ishte në vizitë zyrtare në Tiranë gjatë 25-26.05.2017, si përfundim protokolli për bashkpunim është nënshkruar në Tiranë me datën 26.05.2017 nga dy kryetarët e Akademive, Akad. Muzafer Korkuti dhe Akad. Dragan Vukçeviq. Marrëveshja në fjalë përfshin:

· Zhvillimin e aktiviteteve, konferencave, projekteve dhe botimeve të përbashkëta për çështje me interes reciprok,
· Organizimin e dy forumeve shkencore,
· Inkurajimin dhe organizimin e dy ekspeditave të përbashkëta (antropologjike dhe arkeologjike),
· hartimin dhe zbatimin e disa projekteve si përcaktimi i statusit të trofit në kufirin detar në Adriatik dhe Jon, mbrojtja e bregdetit dhe infrastrukturës së portit nga erozioni, zhvillimi i turizmit kulturor malor në rajonet kufitare, etj.
· koordinimi për të marrë pjesë në projektet dhe programet shkencore europiane.

Gjatë vizitës së delegacionit malazez mori pjesë edhe Shkelqësia e tij, z. Dushan Mrdoviq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.