Katër poezi të William Butler Yeats

Sjellë në shqip për herë të parë nga Albert Bikaj

0
547

Ankthi i saj

Toka në bukuri e veshur
Rikthimin e pranëverës pret.

T’gjitha dashuritë e vërteta duhet të tretën,
Në rastin më të mirë të shëndrrohën
Në fare të vogla send.

Thuamë që nuk e thashë të vërtetën.
Të atillë trupin të dashuruarit e kanë,
Të atillë frymëmarrje këmbëngulse
Me të cilën pshertinë apo prekën.
Me çdo prekje që japin,
Dashuria është më pranë vdekjës

Thuamë që nuk e thashë të vërtetën.

Kënga e parë e zonjës

Përreth sillem si bishë e pamend demonstroj
Nuk e di se çfarë jam apo kah shkoj,
Vetëm një emër gjuha ime përmend
Kam rënë në dashuri dhe ky është turpi im i rëndë.
Shpirti im e adhuron atë që shpirtin ma vret,
Jo më pak se një bishë në të katrat e vet.

Kurrë mos e fal zemren e tërë

Kurrë mos e fal zemrën e tërë,
Për dashuri, zor se ja vlen mirë po ta mendosh
Gra të zjarrta nesë të dukën atëherë
Disa, të cilat nuk andërrojnë asnjëherë.
Se nga puthja në puthje shuhet;
Për çdo gjë që e mirë quhet
Por një çast, ëndërrimi, për një kënaqësi.
O kurrë mos e fal zemrën haptazi,
Për ato, që çdo buzë e butë mund ta thoi
I kanë dhënë zemrat e tyre drejt e në lojë.
E kush mundet edhe aq mirë të luaj
Po qe shurdh e i pamend e i verbëruar me dashuri?
Ai që bëri kështu e di çmimin e tij
Pasi të gjitha i dha humbi zemrën e tij.

Kur të jesh plakë

Kur të jesh plakur edhe e thinjur e nga gjumi këput’
Ndërsa dremisesh nga zjarri, këtë libër e merr,
Dhe me ngadalë lexoje, e andërro pamjen tandë t’butë
Që sytë e tu njëherë e kishin, edhe hijen e tyre t’thellë;

Se sa shumë i deshën çastet tua t’lumturisë së hirshme,
Edhe e deshën bukurinë tande me dashuri t’rrëjshme apo t’vertetë;
Ama, nji burrë e deshi  shpirtin pelegrin që brenda e ke vetë,
Dhe dashuroi pikëllimet e fëtyres tënde t’ndyshueshme.

Dhe duke u përkulë afër t’përflakura shufrave
Murmuriti, paksa trishtë, se si dashuria i iku shpejtë
Dhe u drejtua mbi male përpjetë,
E fëtyrën e fshehu n’mes turmave të yjeve.

Biografia

William Butler Yeats (sq.Uilliam Batlër Jits) ishte poet dhe politikan irlandez dhe një nga figurat më të shquara të letërsisë të shekullit të XX-të. Një shtyllë e dy qendrave letrare, irlandeze dhe britanike, ndihmoi në themelimin e Teatrit „Abbey“,  më vonë shërbeu si senator i Irlandës në dy mandate, ishte një nder figurat më të shquara të levizjes Letrare të Rilindjes irlandeze. Përsa i takon politikës,  ai shquhej si një nacionalist i zjarrtë që mbështeste fuqimisht bashkimin e Irlandës.

Ka lindur në Sandymount, Irlandë dhe është shkolluar atje edhe në Londër.  Periudhen e fëmijërisë  e kaloi në në County Sligo, nga mosha e re filloi të studionte poezinë , duke u apasionuar nga legjendat irlandeze dhe okultizmi. Vëllimi i tij më i hershem u botua në vitin 1889, dhe poezi të tij të shfaqin borxhet e Yeats-it ndaj Edmund Spenser,  Percy Bysshe Shelley,  dhe poetët e para- vëllazërisë rafaeiliane.  Nga 1900, poezia e tij u ngrit duke u bërë më e fuqishme dhe realiste. Ai kryesisht kishte hequr dorë nga besimet trasendeciale që i kishte gjatë rinisë së tij, edhe pse ai mbeti i preokupuar me maska ​​fizike dhe shpirtërore, si dhe me teoritë ciklike të jetës.  Në vitin 1923, u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi.

-Shqipëroi: Albert Bikaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.