Ndue Ukaj: 92 vjetori i Martin Camaj

0
259

Sot është 92 vjetori i lindjës së poetit të madh, Martin Camaj. Mendoj se kultura dhe letërsia shqipe, këtij poeti detyrohet shumë. Për vargjet e mrekullueshme, stilin e hollë e të pakrahasueshëm; për gjuhën e
ambël poetike, dhe për mijëra figura e imazhe dridhmuese që na joshin, magjepsin dhe kënaqin estetikisht.
Martin Camajt- këtij poeti sovran të poezisë shqipe-Kosova i ka borxh shumë, për faktin se ai çeli rrugët e zhvillimit të letërsisë e poezisë shqipe në Kosovë. Dhe nga ky poet, janë influencu gjithë shkrimtarët e mirë të Kosovës.
Prej artit të mjeshtëror, kemi çka të përvetësojmë, kemi çka të shijojmë dhe kemi çka të mësojmë.
Ndaj, duhet ta lexojmë dhe ta rilexojmë, ta shijojmë dhe ta përkujtojmë. Sepse popujt që kanë poet si Camaj, s’mund të jenë të varfër shpirtërisht. Sot, homazhi ma i mirë në nder të emrit të tij, është që ta lexojmë, shijojmë e studiojmë veprën e tij dhe ta bëjmë shujtë të jetës sonë kulturore.

-Ndue Ukaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.