Si u botue „ RRËFIMET E NJË PRIFTI TË REBELUEM »

0
300

Nga Nasho Jorgaqi

Nga kujtimet e mia për Gjergjin nuk mund të harroj kur nj ditë,tek rrinim në shtëpinë e tij,
më nxori një dosje e më tha:” Ky është dorëshkrimi i një mikut tim. Është nga anët tona. Ka qenë prift,ka mbaruar teologji në Zagreb e mandej ka shërbyer si famullitar në Tuz e në katundet tona.
Dua t’i lexosh e mandej do të vendosim se çdo të bëjmë me të…
Pastaj më tregoj për fatin e tij:
Quhet Ndue Sinishtaj. Pas disa vjetesh shërbimi kishtar, ai ishte larguar nga kjo deryrë. Kishte kërkuar të zhvishte veladonin e priftit. Arsyet ishin serioze: ai, si njeri i ndershëm, me karakter, malësor e shqiptar i vërtetë,nuk ishte pajtuar me gjithçka ndodhte në mjediset kishtare dhe jetën e priftërinjve e murgeshave. Ai ishte besimtar, besnik i Krishtit dhe i doktrinës kristiane, por s’kishte si të pajtohej me korrupsionin, prostitucionin dhe aktet imorale të disa priftërinjve, ndaj vendosi përfundimisht të largohej dhe u largue mbasi u paraqiti të parëve të tij deri në Vatikan dorëheqjen, duke e arsyetuar me argumente dhe fakte konkrete. Ai shkoi në Itali, kreu fakultetin për letërsi e pastaj u sistemua në Zvicër, ku u martua me një vendase, duke krijuar familjen e tij me gruan e dy fëmijë. Është patriot, inteligjent, me kulturë dhe nëpunës i devotshëm në punën që kryen. Merret me letërsi, shkruan vjersha të bukura. Këtë dorëshkrim ia kam marrë unë për ta lexuar dhe nuk ia kam kthyer. Tani shpresën e kam te ti për ta nxierrë në dritë”
Unë e mora dhe brenda një nate e lexova. Ishin kujtimet e tij nga koha kur sherbente prift,tregonte për jetën e malësorëve, për raportet me kolegët,për ngjarje të pa –
pëlqyera, për veset e disa priftërinjve etj.
Kujtimet e autorit të panjohur më pëlqyen,madje më prekën. E quejta një vepër me vlerë
dhe i propozova Gjergjit që ta përgatisja për botim në Shqipëri.
Gjegji pranoi menjëherë dhe më siguroi për shpenzimet e botimit.
Kështu, kur u ktheva në Tiranë, e redaktova veprën, i ndërrova titullin (DRAMCA TË REGJUNA”) dhe e titullova “ Rrëfimet e një prifti të rebeluar”, duke e paisur me një parathënje vlerësuese. Pastaj, me të hollat që më dërgoj Gjergji, ku kishin ndihmuar dhe Anton Camaj dhe Luigj Camaj (*), e botova veprën libër, i cili u mirëprit nga lexuesit dhe kritika si një vepër realiste,e guximshme dhe e shkruar ndershmërisht.
Pjesën ma të nadhe të kopjeve ia dërgova Gjergjit në Nju Jork e të tjerat i shpërndava nëpër miq e bibliotekat kryesore. Çudi në këtë rast ishte se unë nuk e njihja fare autorin dhe ai s’kishte asnjë dijeni se ç’bëhej me veprën etij. Por një natë vonë bie telefoni dhe një zë i panjohur më thotë:” Unë jam Ndue Sinishtaj, ai prifti që Ju më cilësoni të rebeluar. Dua t’ju falënderoj nga zemra për aktin tuaj fisnik.
Më pëlqeu fort libri dhe dëshiroj me gjithë zemër t’ju ftoj disa ditë në shtëpinë time në qytetin Lucern të Zvicrës. S’di si t’jua shpërblej ndryshe.” Dhe e mbylli telefonin.
Natryrisht u preka nga fjalët që dëgjova dhe iu përgjigja ftesës së tij. Shkova në Zvicër,u
prita si mik i nderuar në shtëpin e Ndues, nga ai vetë së pari,por edhe nga grueja e fëmijtë e mrekullueshëm. Edhe tani,pas afro njëzet vitesh, jemi miq dhe kjo falë fisnikërisë së Gjergjit. Por tani na mungon Gjergji të dyve. Ai na la para disa muajsh.Një vdekje e papritur dhe tepër e dhimshme. Unë nuk shkova dot në Amerikë,por pasi e varrosen në vendlindje,në Kalaj,së bashku me dy shokë të përbashkët, një ditë shkuam në varrezat e Kalaj-ve dhe, si bëmë homazhet në heshtje, vendosëm lule tok me lotët tanë në kujtim të Gjergjit tonë të shtrëjtë.

——————————————————————————————————

(*)Antoni dhe Lugji Camaj janë dy vllazen, djemt e Kot Nikës Camaj nga Sukruqi dhe hallës time
Mëri(Mrico)Tomes, perfaqsuesja e folklorit ex Jugosllav në Zagreb.NB. Kur e kam lëshue Traboinin,
Nuk ka studjue në Itali,por në Fribourg,CH.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.