Si sot me datën 23 korrik të vitit 1649 lindi në Urbino të Romës, Gjon Françesk Albani, pinjoll i familjes aristokrate italo-arbënore, Albani. Ai do vazhdonte traditën familjare duke i shërbyer Kishës Katolike, fillimisht si meshtarë e më vonë (1700) si drejtuesi i Kishës, me emrin Klementi i XI. Ai do të shquhej për vazhdimin e frymës së Kundërreformacionit dhe për mbrojtën e dogmës së krishterë nga heretikët, e ajo që për ne në këtë rast ka më shumë rëndësi, është kontributi i tij për vëndin e origjinës, Arbërinë.  Vetëm tre vite mbas zgjedhjës si drejtues i Kishës Katolike do të thërriste “Kuvëndin e Arbënit”, ngjarje e cila lidhej ngusht me qendresën e arbërorëve, që nënkupton ruajtën e fesë [dhe identitetit]  [t]e cila[t] ishin në rrezik të përhershëm nga pushtuesit osman. Për më shumë të dhëna mbi papa Klementin e XI mund të lexoni këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.