Kalendari poetik:
31 korriku është datëlindja e Primo Levi-t (1919-1987) shkrimtar, poet dhe kimist italian me prejardhje çifute, i mbijetuar prej kampeve naziste. Pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943 u bashkua me partizanët. E arrestuan si çifut në një postbllok dhe e nisën me një tren mallrash për në kampet e përqëndrimit në Gjermani. Por si kimist që ishte pati fat, pasi punoi ato kohë për ndërmarrjen farceutike IG FARBEN në kampin e përqëndrimit Buna Monowitz, që ato vite quhej Aushwitz III. U lirua nga trupat sovjetike më janar 1945, por vetëm pas një viti mundi të kthehej në Itali. Më 11 prill 1987 vrau veten për arësye që nuk dihen. Për sot një poezi prej tij:

ÇOHU!

Primo LEVI

Ëndërronim ato netë të egra
Ëndrra të rënda e të dhunshme
Me trup e shpirt ëndërronim:
Të ktheheshim, të hanim, të rrëfenim.
Deri sa dëgjohej shkurt, prerë,
Komanda që pa gdhirë:
“Çohu!”
Dhe zemra çahej në gjoks.
Tani jemi në shtëpi,
Barkun më në fund e ngopëm,
Rrëfyem ç’patëm për të thënë.
Erdhi koha prapë.
Së shpejti sërish kemi për të dëgjuar
Atë komandën në gjuhë të huaj:
“Çohu!”

© shqipëroi Maksim Rakipaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.