Nadje heret kur shpirti lahet
Si rrezja e diellit në pika të vesës ;

I botës motori kur pregaditet
Në funksion me vu rendin e ditës ;

Ti shkon n’uzinë – termit kuptues
I Paskalit – kallam – në Univers ;

Therjen e bagëtisë nëpër thertore,
Progresin e gijotinave botërore ;

Tërheqjen e konopit i kujt është Zoti
Duelin mizor mes të Keqes e t’Mirës ;

I ngutur,stresplot,pa përshëndetje,
Pa zë ku vetëm kolli të tradhton;

Larg nga Malësia ku perlat presin
Rikthimin n’Eden ku yt fëmijë andrron!

Jetëshkrimi:

Nokë Sinishtaj is a not so known poet. Nokë Ndue Sinishtaj është shqiptar nga Mali i Zi, poet, përkthyes dhe ish prift katolik. Nokë (Ndue) Sinishtaj ka lindur në fshatin Kshevë të Grudës, pjesa e Malësisë së Madhe që i takon Malit të Zi, rreth 7km në largësi të qytezës së Tuzit. Pseudonimin Nokë, e merr nga prindërit e tij, një pseudonim që në fakt në zonë të Malësisë së Tuzit është emër pasi emri Ndue në këto anë njihet si Nua apo Nokë. Ka studiuar teologjinë, letersinë dhe filozofinë në Rijekë, Firencë, Friburg. Ai është një poliglot i shquar i cili përveç gjuhës shqipe, flet gjuhën serbo-kroate, latine, gjermane dhe italiane. Sinishtaj është i njohur si lobues i gegnishtes, shumica e vëllimeve të tij poetike janë të shkruara në dialektin gegë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.