Ndër shqiptaret, per fat te keq, ka qene dhe eshte tradite, qe askush te mos mbetet pa u perbaltosur. Nuk gjej asnje personalitet te madh te historise, kultures dhe dijes qe nuk eshte vene ne banken e akuzes, dhe ne radhe te pare nga ata qe nga baltovina e jetes se tyre, te poshtersise dhe tradhetise, nuk kane dashur as drite e as miresi per Shqiperine.
Fan Noli eshte rasti me i dukshem i kesaj dukurie.
~ Greket e kane quajtur armikun e tyre me te madh te pas formimit te shtetit Grek. Dhe kishin arsye :- Fan Noli e shkeputi Kishen Shqiptare ortodokse nga thonjte e kishes greke te Fanarit, qe e mbante te mberthyer per 11 shekuj.
~ Turqit e kane urryer qekur Noli ishte djalosh i ri dhe penda me flakeruese per liri e pavaresi te Shqiperise.
~ Fashistet italiane kercellonin dhembet kunder tij sepse Noli ishte nder te paktet dhe flamurtar i paepur antifashist qe ne vitet ‘ 20-te te shekullit te kaluar.
~ Serbet dihet se sa e kane luftuar dhe sa kane harxhuar ta eleminonin politikkisht e fizikisht direkt e indirekt me sherbetoret serbe Ahmet Zogollin e kunatin e ketij te fundit Ceno Bej Kryeziun.
~ Zogolli e zogollistet, bejleret e anadollaket, nuk ja falin as sot e kesaj dite. Vepra e Nolit kunder tyre ndrin, dhe zogollistet e anadollaket nga urrejtja nxijne.
Mbeten komunistet, dhe çeshtja e akuzat qe i bejne grupimet qe permendem me lart, se gjoja Noli ka qene komunist, bolshevik, apo ” peshkopi i kuq ” siç jane munduar ta etiketojne me dashakeqesi.
Perpjekja eshte e kote, dhe misioni i taborrit te pinjolleve te bajlereve anadollake e te tradhetareve me bajrak, eshte edhe i pamundur, edhe qesharak.
Ja disa fakte :
~ Me 5 korrik 1961 u botua per here te pare vjersha ” Sulltani dhe Kabineti “. Per te gjithe ishte e qarte se ajo vjershe ishte satire jo vetem kunder Ahmet Zogollit, por edhe kunder sulltanit te asaj kohe, Hoxhes antiperendimor e mizor. Por Noli nuk deshi te dilte hapur, sepse qendrimi i tij do te merrej si sulem kunder Shqiperise, ne nje kohe kur ajo sulmohej edhe nga Greqia, edhe nga Jugosllavia. Por Noli sçaron se; ” Ndodhen njerez ne bote, qe jo vetem admirojne autokracine, por e vene ne fuqi me vote te lire. Kjo ngjet ne shume vise te botes. Kur shkrova vjershen ofenduese ” Sulltani dhe kabineti “, s’kisha ndermend vetem regjimin komunist te Shqiperise, shpreha ndjenjen time kunder çdo regjim i diktatorial qe kufizon lirine dhe mejtimin ”
Ishte pikerisht koha kur para nje predikimi ne Kishen e Shen Gjergjit, Noli foli ato fjale qe pak kush i kuptoi: ” O ti qe je ne fron, dhe pret kokat e patrioteve, a e di se ç’ben ” !
Natyrisht keto i venin ne vesh Hoxhes, i cili kercellonte dhembet nga inati.
Siç tregon ministri i jashtem i asaj kohe Behar Shtylla, perfaqesuesit te Shqiperise ne OKB-e Halim Budos nje perfaqesues i Vatrës, i kishte thene per nje vizite te Nolit ne Shqiperi.
Behar Shtylla tregon : ” Vertet une isha minister i jashtem, por si une dhe ministrat e tjere ishim vetem zbatues te urdherave dhe porosive qe jepte Hoxha. Por Enver Hoxha me dha urdher te prere, t’i thosha Halim Budos, te mos tregonte asnje interes dhe te mos e nxiste ardhjen e Nolit ne Shqiperi. Porosia dhe teksti ishin urdhera te prere, dhe une duhej ti zbatoja. Pse ky ashpersim qendrimi i Enver Hoxhes, nuk mund t’a kuptoja ? ”
Por ate qe nuk kuptonte ministri i puneve te jashtme, Behar Shtylla ( qe kishte admirim per Nolin ), e ” sqaron ” vete Enver Hoxha ne kujtimet e tij botuar ne vitin 1984:
~ “… Fan Noli pas deshtimit te revolucionit te 1924-es ” shkoi andej – kendej “… kaloi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, u be kryetar i kishes, u borgjezua me teper, mori lloj-lloj ngjyrash, nga antizogist u pajtua me Zogun e me miqte e ketij…nuk e ,kuptoi Luften tone Nacionalçlirimtare… ndersa kur populli po i shporrte pushtuesit e tradhetaret dhe po vendoste pushtetin e vet, Fan Noli aprovonte planet e anglezeve per formimin e nje ” qeverie ” shqiptare ne nergim ” ! ( Shih Enver Hoxha ” Kur u hodhen themelet e Shqiperise se re ” faqe 203 – 204 ).
Diktatori dhe antiperendimori Hoxhë, nuk ja fali kurre Nolit kritikat dhe keshillat qe te mos i priste mardhenjet me SHBA-ne. Noli beri sa mundi qe shteti shqiptar te pranonte ndihmen qe i ofroi ne vitin 1955 Presidenti Duajt Ajzenhauer ( Dvaj D. Ajzenhauer ) prej 850.000 dollaresh. Kjo siç duket e acaroi edhe me shume Hoxhen qe deklaronte se ” ne i thame Ajzenhaurit t’i ruante fasulet per te pangrenet dhe te pastrehet qe flinin poshte urave te Amerikes “.
Ka aq shume rreshta te shkruara, qe provojne se Fan Noli ka qene nga shpirti e formimi nje demokrat i kulluar, sic ka qene nje shqiptar i perendishem. Dhe kur merret parasysh, se Ai lindi ne Ibrik Tepe, pertej Stambollit, nga stergjysher me origjine shqiptare, dhe erdhi ne Shqiperi vetem kur ishte burreruar e qendroi jo me shume se kater vjet ne Atdheun e tij. Dhe sa ka peshuar vepra, mundi dhe puna titanike e Apollonit te kultures e te lirise, mund ta vleresojne vetem ata qe i kane kushtuar kohen dhe perkushtimin studimit te vepres se tij.
Noli ishte prometheu i vegjelise, dhe i paperulur kunder tiranise.
Po e mbyll me keto kater vargje se si e perkufizon ai Leninin dhe ideollogjine e Revolucionit rus:

” Tavarish, tavarish, kryqësohesh më kot,
Dhe po shtyp vegjëlinë me gjak e me lot,
Kryqi yt do të bëhet simbal tiranie,
Instrument verbërimi, sfrutimi dhe zie . “