Kalendari poetik: S.Kuazimodo -nga Maks Rakipaj

0
305

Sot, më 20 gusht është data e lindjes së Salvatore Kuazimodo-s (1901-1968), një nga të mëdhejtë e poezisë italiane. Por jo vetëm kaq; qe dhe përkthyes; ka sjellë në italisht lirikat e Safos, tragjeditë e Eskilit etj., nga greqishtja e vjetër, Tudor Arghezin etj., nga rumanishtja dhe kryeveprat e Molierit dhe Shekspirit, poetë francezë etj. Në vitet 1930-42 ndoqi rrymën letrare të hermetizmit (qe njohur edhe me Montale-n ato vite). Është mjaft e njohur edhe fjala e tij në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobel në vitin 1959; ja një pjesë prej atij fjalimi: “Ndërsa poeti është i ndërgjegjshëm për fuqinë e politikanit, këtij të fundit i bie ndërmend për poetin kur zëri i këtij depërton thellë në shtresa të ndryshme shoqërore dhe prej atij çasti fillon lufta e nëndheshme ndërmjet politikanit dhe poetit[……] me fjalë politikani mbështet kulturën, por në të vërtetë rreket t’ja mehë fuqinë, t’ja heqë poetit tri a katër liritë themelore të njeriut, deri sa poeti të vazhdojë, në këtë qerthull të përjetshëm, të rifitojë çka i kanë grabitur.”
Ja poezia e tij e famshme “Ed è subito sera”:

DHE MRAMJA BJEN, FILL
Salvatore QUASIMODO

Në zemër të dhevt, i vetmuem gjithsecilli,
i përshkuem veç prej nji rreze dilli:
dhe mramja bjen, fill.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.