Dita evropiane e kujteses së viktimave të regjimeve totalitare

0
351

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish- sigurimit të Shtetit ju ftojnë të merrni pjesë në simpoziumin dhe ekpozitën e organizuar me këtë rast për të përkujtuar 23 gushtin e vitit 1939.
Më 23 gusht, në përvjetorin e Paktit Ribbentrop-Molotov, është caktuar Dita Europiane e Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare.

Ishte ajo ditë e vitit 1939, një marrëveshje midis Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik, e cila hapi rrugën drejt tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore dhe pasojave saj: kampet e përqendrimit, kampet me punë të detyruar, holokaustit, vendet e djegies së trupave, si dhe shumë vite të Luftës së Ftohtë dhe regjimeve të mëtejshme kriminale.

Më 23 gusht kujtohen të gjithë ata, vdekja e të cilëve ishte pasojë e krimeve të kryera nga nazizmi dhe stalinizmi. 23 gushti sjell kujtimin e miliona personave që u vranë në regjimet totalitare, kryesisht të burgosurve, të kampeve të përqendrimit, kampeve të vdekjes, kampeve me punë të detyruar dhe burgjeve staliniste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.