Duke nderue heroin kombëtar shqiptar, Skënderbeun – nga Ilir Seci

0
290

“Duke nderue heroin kombëtar shqiptar, Skënderbeun.
Shqiptarët te vorri i Skënderbeut në ditën e tij të vdekjes, 17 janar.”
-shkruen në anglisht shenimi shoqnues i ketij printi të vjetës 1908, print që asht publikue në revistën angleze “The Illustrated London News”. Printi asht realizue nga piktori anglez, Richard Caton Woodville (7 janar 1856 – 17 gusht 1927), i cili ka qenë reporter i kesaj reviste.
Richard Caton Woodville ka qenë nji piktor dhe illustrator anglez, i cili njihet si nji nga piktorët që ka realizue ma se shumti ilustrime të ngjarjeve historike, të betejave të luftës në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të.
Richard Caton Woodville si reporter i kesaj reviste ka kalue edhe nëpër Shqipni dhe ka krijue nji cikel liustrimesh me mjaft vlera historike.
Une kam pase rast me e pa koleksionin e kesaj reviste në Londer dhe kam marre disa foto te ketyne ilistrimeve. Disa i kam pase postue vite perpara nëpër forume virtuale shqiptare dhe jane tashma te njoftnua siç asht ky ilustrim te vorri i Skenderbeut ne Lezhe.
Siç mund te dallohet lehte nga ilustrimi, shqiptaret qe falen para vorrit te Skenderbeut jane te besimit mysliman.
Kombësia para fesë.
Motoja e rilindasve.
Kjo moto vazhdoi gjate perpjekjeve per Pavaresi, mbas Pavaresise ne periudhat e veshtira kur aftesite shtetformuese te shqiptareve u sprovuen sa here.
Ahmet Zogu, presidenti qe u kthye ne mbret e ndoqi kete moto, shtetin e bani laik, xhamine shqiptare e mbajti shqiptare jo te arabizueme. Per aq sa mund thuhet shteti i Zogut e bani autoqefale edhe xhamine pse nuk lejoi ndikime te hueja ne Shqipni. U ndertua medreseja qe pergatiste klerike myslimane shqiptare. Zogu ndaloi me ligj ferexhenë ne kuader te perpjekjeve shteformuese per nje shtet bazue ne modele perendimore.
Mbas Luftes se Dyte Botnore, diktatura komuniste e ndaloi krejtesisht besimin duke shembe objektet e kultit dhe burgosun kleriket.
Me ndryshimet e vitit 1991, me ranjen e diktatures komuniste ne mesin e lirive qe iu rikthyen njerezve, ishte edhe liria e besimit. Per fat te keq mbas vitit 1991 nuk u vazhdua linja e rilindesve, nuk u ndoq motoja e fese ne sherbim te kombit. Udheheqesit shqiptare fillimisht e shitën autoqefaline e kishes ortodokse shqiptare, autoqefali e arritun me aq mundim. Mbas ketij preçedenti pasoi menjehere edhe humbja e autoqefalise së xhamise shqiptare qe kaloi nën ndikim arab. Politikanet e korruptuar shqiptare ne makuterine e tyne te pandalun u blenë nga milionat që dhanë vahabistet arabe. Nisi dergimi i studenteve shqiptare ne Arabi per me u ba klerike myslimane. Si asht ajo fjala e urte “Me thuej çfare gjuhe te huej flet e te kallzoj nen ndikimin e kujt je.”.
Per pasoje nji tjeter fryme u përçue në xhamine shqiptare.
Jo ma shqiptare, jo ma kombetare.
Pak nga pak nisen me u shfaqe shenjat e arabizimit, burra të veshun si beduine shkretinash, gra te mbulueme kambe e krye ne ferexhe. Te hueja per traditen shqiptare. Shqiptaret gjate shekujve te pushtimit osman u bane myslimane por asnjehere nuk nderruen doket dhe zakonet kombetare. Ruejten veshjen e tyne tradicionale, tirqe e fustanella, veshjet e bukura te femnave plot larmi e kolorit qe na i kishte zili krejt bota. Shqiptaret myslimane nuk i pranuen veshjet osmane, ne katunde e malesi askund nuk hyne keto veshje, as per burra as per gra. Edhe familjet shqiptare neper qytete ne fakt nuk i pranuen, dallim banin vetem familjet e ardhuna te punonjesve te administrates osmane qe mbajten doket e veta.
Por shqiptaret jo.
Mbas vitit 1991 gjanat per fat te keq nuk vazhduen ma ashtu. Korrupsioni politik ky malinj i shoqnise post-komuniste ia çeli udhen disa ndryshimeve qe po perjetojme sot. Nuk duhet me harrue se korrupsiomi damin ma te vogël, ka damin ekonomik. Te korruptuemit njohin vetem paren e per pare shesin edhe vlerat kombetare. Tradita shqiptare e besimit e thyeme gjate komunizmit, mbas vitit 1991 hyni ne hullina qe nuk kane me na dale per mire. Ajo qe ndodhi ne Tirane asht deshmia. Sepse ma pare se me fole per mbulimin ose jo te Heroit tone Kombetare asht dashte me shtrue pyetjen :
-“Pse besimtaret myslimane mbajnë atë ceremoni ne sheshin kryesor te kryeqytetit?! Kush i lejon me u mbajtë ceremoni fetare ne sheshet publike te nje shteti laik?!”
Pergjigjia te nxjerr prape te korrupsioni shterrues.
Neper boten e lire dhe demokratike aktivitete te tilla fetare mbahen neper stadiume.
Por prape korrupsioni qet krye…

ILIR SECI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.