NË ABC-në E LEXIMIT LETRAR (Çaste shkrimi) – nga Prend Buzhala

0
256

Vepra letrare ngërthen dhe një trihotomi të pandashme: vepra-autori-lexuesi. Nëse kritika letrare është konsideruar më parë si URË mes lexuesit dhe autorit, lexuesit dhe veprës, sot ajo jo vetëm që i ka thelluar studimet në këtë drejtim…

1.
Kush mund të shkruajë kritikë letrare sot?
A mund ta shkruajnë njerëzit me formim joletrar?
A mund ta shkruajnë autorë që nuk e njohin mirë letërsinë?
A mund të shkruajnë autorë që nuk e njohin jo vetëm letërsinë, por që nuk njeh as dijet që merren me letërsinë?
A mund të shkruajnë autorë që nuk e kanë studiuar letërsinë?!
Si mund të përmendësh kritikën strukturaliste, hermeneutike, etj etj pa i ditur se ç’janë ato; pa pasur njohur se ç’përfaqësojnë ato nocione?! Dhe, a ka hierarki vlerash, se cila kritikë qëndron mbi tjetrën (dikush mendon që “negativiteti” i shprehur kundër letërsisë, përbëka vetvetiu shkallë më të lartë vlerësimi, dijeje a cilësimi, kurse “pozitiviteti” përbëka diçka më të ulët, më joserioze?!)

2.
Përse thuhet kështu?
Nuk thoshin më kot studiues të letërsisë si Barthes, Ishinger, Jaus etj: sa lexues, aq lexime. Leximit uniform i ka kaluar koha, pikërisht pse studimet letrare e kritiko-letrare nxorën në pah çështje, struktura, probleme, vlera, të pahetuara më parë.
Dikush bëri një si vërejtje (për të mos thënë: pseudovërejtje): se shkruakam vetëm “pozitivisht për një vepër letrare”!
Po harrojnë: kritika letrare sot, në botën e mendimit letrar, konsiderohet LEXIM, LEXIM LETRAR… Dhe nuk ka rëndësi se a shprehesh “pozitivisht” a “negativisht” (si mendojnë e shkruajnë sot autorë që nuk e njohin ABC-në as të LEXIMIT LETRAR e as të KRITIKËS LETRARE). Përqendrimi te teksti (pra, jo te autori), është lexim.

(Prend Buzhala, 4 shtator 2017)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.