Hipërbolizmi si formë kritike e modernizmit tonë! – nga Shuk Orani

0
317

Nga Shuk Orani

Arti dhe kultura janë elemente matëse e zhvillimit te një shoqërie! Se ku të shpie një kulturë pa art dhe artet pa kulturë mund të shfletoni vetëm disa botime të ditëve tona, të cilat ne forme sipërfaqësore tendojnë zhvillimin e formës me signifikante te krijesës njeri – artit! Jetojmë ne kohën e globalizmit dhe kulturës së hapur, artit qe shkembehet ndërmjet kombeve dhe vëndeve edhe nga cepet më të largëta te globit, ndërsa ne assesi te lirohemi nga influenca e shundit „alla tallava“si dhe hiperbolizmit qe ka zaptuar edhe formën e “shprehjes se lire artistike” dhe kulturës sonë ne shumicën e degëve te saj.

Prej një njeriu me një zhvillim mesatar për nga dituria e përgjithshme, nuk do i duhej shumë vemëndje që të kuptohet stadi i publikimit të aktiviteteve artistike dhe kulturore. Shabllonizimi i këtyre dukurive te shëmtuara e shndërron edhe atë “pike” arti te mbetur ne në skeç te shëmtuar e naiv per publikun! Patjetër duhet zhvilluar kritike te mirëfillt për te ecur para. Pa kritike konstruktive nuk ka zhvillim asgjëkundi.

Mungesa e Kritikës se mirëfilltë dhe pasojat

Anarkia dhe “revolucioni” i rrejshëm artistik ka kapluar segmente te caktuara te artit mbarëkombetar, nga të cilat me padashje kemi rezultatet me te shëmtuara te paraqitjes se “shundit e kiçit” si forme të shprehjes artistike për publikun edhe ashtu ne mase te “pakultivuar” skajshëm ne aspektin artistik. Ne këtë pikë bëhet i pamundshëm  definimi ndërmjet shundit dhe vlerës, artit dhe komedisë skajshmërisht naive, apo artit dhe mjeshtërisë apo edhe dallimit midis asaj popullore/folklorike dhe asaj globale. Pyetje te shumta që duhet parashtruar edhe artistet dhe krijuesit, ne pike te pare vetëvetës.  Asgjë nuk do të ndryshoje ne te mire nëse nuk luftohet e keqja, nëse nuk thuhet e vërteta, nëse nuk përkrahet vlera, nëse nuk injorohet shundi qe po na i zë frymën. Te vihet ne pikëpytje edhe vepra me e çmuar! pse jo?..me ketë edhe definohet vlera e sakte e një vepre, kuptohet vetëm nga ekspertet e kësaj lamie te bazuar ne fakte dhe kritere te vlefshme edhe ne arenën ndërkombëtare te artit.

Një art pa kritikë do të ishte një paradoks po aq i madh sa një kritikë pa art* (*e huazuar!) /Albania News

 

 

Krtikë ideologjie dhe interesash

E mira e një ideologjie me siguri është vetëm e mire e një rrethi, i një grupacioni njerëzish te bashkuar ne interesat e tyre te perbashkëta personale. Me ketë ne nënkuptojme në të shumtën e rasteve një parti politike apo një kompani te madhe publike me ndikim edhe “rrënjësore për ekzistence” e një njeriu/familjeje… Asgjë më e keqe se imponimi i vlerave skajshmërisht te gabuara e te shtrembëruara për mos te thëne qesharake nga i treti për qëllime te thjeshta egoiste. Çfaredo forme e krijimtarisë artistike qe bazohet ne nje ideologji te momentit, politike apo çfarëdo qofte ajo, nuk mund te ketë kurrenjehere legjitimitetin e vërtetësisë se veprës dhe vlerës se përgjithshme për t`u emëruar “Art” edhe me e shëmtuar shnëdrrohet kjo katrahure kure nje ideologjie politike i bashkohet edhe nje grupacion i qujtur “artist”… Nënzhvlerësim me te madh te shprehjes artistike nuk mund te kete as ne diktaturat me te egra e te banalizuara komuniste! Nëse element i vlerësimit te krijimtarisë është “shume e forte” ateherë vetëvetiu kuptohet epilogu!

WTF2000 – nga Shuk Orani

Preventivat ne zhvillimin e drejte te Artit

Përcaktimi i kritereve baze te përshtatura ne ato ndërkombëtare i te krijuarit te mirëfillti, sigurisht qe do te ndikonte ne përmiresimin e kualitetit e sidomos kulturës se te krijuarit artistik. Por kjo nuk do te thotë qe me këte rast edhe te krijuarit e shprehjes se lire artistike te paragjykohet para se ai te gjeje skenën para publikut përkates. Me ketë do te krijohej njëlloj barre influencash mbi te krijuarit. Kjo, pra preventiva do duhej ta ketë qellim eleminimin qe ne fillim te shundit dhe antivlerës. Ndërsa kritika ne ketë raste prevente do ndikonte indirekt edhe ne zhvillimin e “drejte” te artistit bazuar ne vlere nderkombetare! Si mase preventive, me siguri se mediat serioze mund te luajnë rol te rëndesishëm edhe përgjatë përzgjedhjes dhe një lloj kualifikimi te artisëve dhe veprave te tyre qe do te publikoheshin. Me këte rast do rritej ndikimi i vlerës kundruall antivlerës. Ndërsa përcaktimin e njëres apo tjetrës do duhej ta studionin ekspertet e pavarur te akademive ne vend dhe pse jo edhe atyre te pavarurave ndërkombetare. Nje bashkëpunim i tille do te kishte efekt pozitiv ne këte drejtim.

Hiperbolla dhe efekti i saj negativ ne publik.

Manipulimi mediatik i publikut, sidomos ne vendet e pazhvilluara apo ne ato ne zhvillim e sipër është me i lehte se qe mendohet! Duke pasur parasyshë premisat dhe mospërcaktimin e barometrave ne sqarimin e formulave te cilat përçojnë elemente “mësimi te përgjithshëm” për shoqerinë, kete dukuri negative edhe me tepër e lehtëson mos-kontrolli i plasimit te informatave te shtrembëruara e te pakonfirmuara ne publik, dhe mos te flasim për etiken dhe efektin kulturoro-psikologjik qe shkatohët me dekada radhazi mbi keto treva nga ky efekt si eliminues vlere! Stërmadhimi dhe shtrembërimi i publikimeve nga botues e publicist te pakontrolluar ne çdo kënd ka prodhuar edhe efektet e veta ne vite!.. Mungesa e fakteve, e diturisë terminologjike, mungesa e studimeve baze dhe atyre akademike ne boten artistike, vetëm se ka shtuar hiperbolat e shnëdrruara ne forme shprehjeje “mode” për media te liçenzuara “pa kritere” dhe te paliçenzuara e te mbrojtura nganjëherë edhe nga vete krijuesit e se bukures!!!

Është shnëdrruar në modë metodika e stërmadhimit, shtrembërimit dhe paraqitjeve aspak serioze te ndodhive te ndryshme ne vend! Nëse një artist paraqitet si i “Madh” nga një gazetare/e qe nuk ka studiuar asnjë dite artin apo historinë e artit apo te ngjashme.. atëherë ne çfarë përfundimi duhet te llogarisim!!! dhe sikur këta artiste/e te hiporbolizuar te përballeshin ne arenën ndërkombëtare te artit me artist te njemëndet atëherë edhe Bangladeshi do te dilte fitues!

Metodike e bazuar ne fakte dhe parametra kualitative ndërkombëtare

Mendoj qe çdo gazete apo reviste e mirëfillte e ka mundesinë e shkollimit dhe zhvillimit të një gazetari/e të bazuar në vlera internacionale! Mjafon që një medium te ketë një apo dy gazetare/e te profesionalizuar ne kulture dhe art. Ne mediat e shkruara botërore te artit, me siguri qe do ishte e tepërt te përmenden me rend, ato nga te cilat mund te mësohet metodika dhe paraqitja si dhe trierja e artit ne dhe për publikun. Nëse trevat tona krijojnë art konkurrues me atë ndërkombëtare, media duhet te luaj ne ketë rast rol konstruktiv, sidomos ne promovimin e artisteve qe krijojnë vlerë!

Fillimi dhe përfundimi

Kemi qene për vite dhe dekada spektatore te një skene me shume improvizatore se sa udhërrëfyeses apo profesionale ne strukturat dhe paraqitjen e saje para masave. E mira ne te gjithë ketë katrahure është qe skena artistike thëne me fjale te buta nuk është asgjëkundi në këte hemisfere! Njeriu ka përshtypjen qe gjerat bëhen sipas dëshirës dhe spontane, pa asnjë rafinesë apo emocion qe i përket artit dhe kulturës! E mos te flasim për koncept, planifikim afatgjate apo plan strategjik te nivelit kombëtar/shtetërorë. Jemi katandisur keq! Nga i gjithë ky lëmsh, mund te përfitojmë për momentin! Me këte ne kemi para nesh një gjendje te mjerueshme dhe katastrofale… por ky është njëherit rezultati i te gjitha fillimive te dështuara qe nga hapi i pare qe kane realizuar ato. E mira nga e gjithë kjo “tragjedi artistike” është qe ne mundemi te mësojme me këte rezultat nese guxojmë ta quajme te tille, ne mundemi te fillojmë qe nga kjo pike dhe eleminojmë së paku moralisht strukturat e krijuar rrëjshem për kuazi kulturën tone artistike te zhvilluar!!! Qëllimi do te ishte, ashtu si e përmenda me lart: Krijimi i nje koncepti nacional për artit dhe kulturën i percjellë me një strategji afatgjate bazuar ne stadardet e vlerësuara botërisht dhe plotësisht e pavarur nga ky lloj politike qe po perjetojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.