Para 266 vitesh, me 11 shtator u hap Gjimnazi i Velës në Dioqezën e mësipërme

0
241

Një rastësi shumë e bukur dhe mjaft domethënëse e cila përkon me fillimin e vitit shkollor 2017-2018 në arsimin parauniversitar. Më 11 Shtator 1751,(para 266 vjetësh), çelet me shpenzimet e Kongregatës së Propagandës Fide, nga Ipeshkvi i Lezhës, Gjimnazi i Velës në Dioqezën e mësipërme, i cili u promovua me një mbishkrim të pazakontë në gjuhën latine, që qe vendosur në arkitraun e portës së saj, i cili për fat të keq sot rezulton i humbur, por që fortlumnisht ruhet në APF (Archivi di Propaganda Fide, Vaticano). E pra nuk ka datë më të shënueshme se sa data 11 shtator, e cila mund të shënojë njëherazi edhe fillimin zyrtar të vitit shkollor në arsimin e detyruar. Le të shërbëjë kjo datë edhe si një propozim. Nuk besoj se mund të ketë datë më të gjetur se kjo! Po e bashkëndaj këtë njoftim me miqtë, tek të cilët kam besim se do e shpërndajnë ashtu sikundër është publikuar këtu dhe nuk do e shpërdorojnë duke e përdorur pa e cituar. Në ditët në vijim do të bëj të ditur të tjera detaje të rëndësishme, duke përfshirë edhe tekstin e mbishkrimit. [Kastriot MARKU].

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.