Mbi turpin dhe osmanofilinë – opinion nga Ndue Ukaj

0
373

Nuk është turp pse kemi historian idiot, si lloji i atij që turfullon në media kundër Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe justifikon pushtim barbar osman, që shqiptarët i degdisi në një prapambeturi të madhe, prej të cilës ende nuk janë këndellë.
Ka dëshmi të panumërta se nën pushtimin osman, shqiptarët u dhunuan, u vranë, u poshtëruan dhe u shtypën më keq dhe më egër se çdo komb tjetër. Si pasojë e këtij pushtimi dhe kësaj prapambeturi, të fundit në Europë bëmë komb e shtet. Të fundit hapëm shkolla dhe universitete, ndërtuam teatro dhe biblioteka, rrugë e institucione. Po, të fundit, sepse Perandoria Osmane na la mjerim e shëmti.
Nuk është turp pse kemi historianë e publicistë me bollëk që gërvallën nëpër media kundër figurës themeltare të kombit shqiptar. Por, turp i madh dhe përgjegjësia historike bie mbi ata që krijojnë hapësira për këso karagjozësh. Po, turp është pse lejohet që idiot të tillë t’ na bëhen referenca publike, dhe me lehtësi t’na japin leksione e t’na flasin për histori e probleme të thella historiografie.
Dihet, ky soj i shqiptarëve, ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë sonë, por kombin, gjuhën dhe kulturën e ruajtën ata që e kundërshtuan dhe luftuan kundër prapambeturisë osmane dhe kundër sojit të tillë të shqiptarëve që shihnin ëndrra në Tabir Saraj.
Kur sheh këtë soj që përbuzë vetveten, s’ ke sesi të mos pajtohesh me mallkimin që i bënin etërit e kombit shqiptar, ditës kur këmba turke shkeli tokat arbnore.
Të justifikosh pushtimin osman dhe të përbuzësh kombin tënd, pa dyshim është krimi kundër historisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.