Rilindja kryen aktin final: shkaterron edhe kullen e Prek Calit ne Vermosh – nga Romeo Gurakuqi

0
351

“Pronesia e Vermoshit ne vitin 1914 dhe piketat kufitare te kesaj ane te vendosura nga Komisioni Nderkombetar i Caktimit te Kufirit Verior te Shqiperise, po kete vit.
Dy personazhe kane luajtur rol themelor ne bindjen e Komisionit per keto vendimarrje: Uc Turku dhe Prek Cali, udhëheqës në fisin e Kelmendit
Eshte perpjekja e pare e Prek Calit per mbrojtjen me sukses te kufirit ne skajin verior te Shqiperise. I gjithe Kelmendi u arrit te perfshihej ne Principaten e Shqiperise. Piramidat e vendosura ne vitin 1914 sherbyen si referenca per përcaktimet kufitare te pas Luftës.
Perpjekja e dyte e suksesshme, pas Luftes se Pare Boterore. Historia perseritet: Vermoshi mbetet serish ne shtetin shqiptar. Eshte Prek Cali ne krye te kesaj mbrojtjeje. 
Nuk ndodh keshtu ne janar-shkurt 1945: partizanet shqiptare, me ndihmen ne krahemarrje te partizaneve jugosllave, hyjne ne Kelmend dhe shkaterrojne rezistencen e fisit krenar te Kelmendit te komanduar nga Prek Cali. Hakmarrja e partizanëve ka qenë e pamëshirshme. Një pjesë e konsiderueshme e forcave të rezistencës së Kelmendit kundër pushtimit komunist u kapën rob dhe u vranë. Shumë u detyruan të dorëzohen. Zonat iu nënshtruan një procesi ç’armatosjeje të plotë. Familje të tëra u internuan. Të arratisurit humbën bazat e strehimit. Shtëpitë u dogjën, pasuritë u sekuestruan dhe popullsia iu nënshtrua një mobilizimi të gjërë të detyruar. Hyrja e partizanëve për herë të parë në zonën e lirë të Kelmendit dhe malësitë e veriut të përgjithësi, ishte ngjashëm me një pushtim të huaj, ushtarësh që urrenin popullin. Prek Cali do te ekzekutohet.

Foto nga Simon SHKRELI

15 shtator 2017: Rilindja kryen aktin final: shkaterron edhe kullen e Prek Calit ne Vermosh, akt qe nuk e kreu as Mehmet Shehu me Veis Pipen.
Por ky akt nuk mund te kalohet ne heshtje: autoret duhet te mbajne pergjegjesi dhe te thirren per shpjegim para ligjit. Rilindja ne mandatin e dyte nuk mban serish nen kontroll anetaresine e vet, qe vepron me mendesine e zoteruesve fuqiplote te feudeve te lena per vjelje dhe shkaterrim, sipas gjykimeve dhe interesave parciale dhe jo publike.
Kurorezimi i pare i Programit te Qeverise RAMA II. Vendosja e ligjit dhe e rendit fillon me shkaterrimin e Kulles se Prek Calit, ne cepin me veriore te Shqiperise, Vermosh.”

– Prof. dr Romeo Gurakuqi, deputet i qarkut te Shkodres

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.