“Nuk vdes ai që lë trashigimi”

Nga Hilaire Belloc

Nuk vdes ai që lë trashigimi,
Paksa ndikim që njeh në tokat e tij,
Ose guxon në vazhdimësi të ndërthurë
Dashuri te përhershme me të egrit gardhi’
Qiellin e zhurmshëm të tetorit t’vet ai nget:
Ai nuk vdes!
Ai nuk vdes!                            -Shqipëroi: Albert Bikaj

Hilaire Belloc (1870-1953)

Kultura shqiptare është ngusht e lidhur me trashëgimin, qoftë trashëgiminë kulturore por me atë të familjes sidomos. Trashëgimia kryesore për shqiptarin ka qënë e mbetet edhe sot pasardhësi mashkull. Pa mashkull, shqiptari nuk e njeh trashegiminë, pra quhet farë-tretur.
Sapo pash titullin e kësaj poezi të shqipëruar mjaft bukur nga Albert Bikaj, fillimisht më shkoi ndërmend kjo që thash më lart, e më pas lexova edhe vargjet e tjera që të them të drejtën, shkojnë shumë me idenë time që kam për jetën. Por nuk është vetëm kjo?! Është fryma e aktualitetit, forca e freskisë që ruan kjo poezi, kjo lule e trashegimisë së poetit Hilaire Belloc, apo siç është emri i plotë i ti: Joseph Hilaire Pierre René Belloc, anglo-francezi me shpirt të madh.
Trashegimia, shkruan poeti, është për ata që jetojnë e veprojnë në tokat e veta, ata që mund ta udhëheqin tokën e vet, duke ruajtur ekuilibrat e marrëdhënjet me fqinjët perreth, vetëm ata trashegojnë vlera por edhe nuk vdesin.
Tema e madhe e luftes ndaj harreses është një fushë ku poetët dhe shkrimtarët kan shkruar mijëra vargje e mijëra romane,ku bën pjesë edhe ky poet, shkrimtar e historian.
Metafora e hurit, dashurisë dhe gardhit është referencë e një njeriu që e njeh jetën baritore, i cili ia di shumë mirë vlerën tokës, kufinjëve të saj dhe dashurinë e respektin që duhet të gëzojë për fqinjin dhe pronën e tij.
Vetë fjalët kyçe që përdorë poeti Belloc si: Trashëgimi, tokë, guxim, dashuri, gardh, zhurëm etj, janë sinjifikues të jetës së shekullit XIX.
Bota e Hilaire Belloc, thërret për tashegimi për të fituar përjetësinë.

-Mark Lucgjonaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here