“Treni i muzgut” i autorit Ridvan Dibra – analize nga Lori Kola

0
411

“Treni i muzgut” / Ridvan Dibra.- Shtepia Botuese OM, Prishtinë 2017.

Romani me i ri i autorit shkodran Ridvan Dibra, “Treni i muzgut”, vjen për lexuesin si një udhetim ndryshe nga se mund të imagjinohej.
Përmes teknikës krijuese post-moderne autori paraqet njè paralelze tematik, duke bërë që lexuesi te njihet me dy histori, të cilat ecin paralel, por në fakt, aq sa duken se kanë ngjashmeri, aq edhe ndryshojnë nga njera-tjetra.
Një tekst letrar, ku semantika vjen përmes metaforës, një përzgjedhje e zgjuar dhe provokative nga ana e autorit.
Një simbolike e veçantë- treshi mistik, sepse në secilën histori paralele, lexuesi njihet me një sistem personazhesh që formojnë një trekëndësh, me një kulm të përbashkët –gruaja.
Nga njera anë kemi, një histori të fragmentuar në 150 pasazhe, që do të nis bukur, dy udhetar në trenin e muzgut, burri dhe gruaja, përballe
njeri-tjetrit, situatat, të papriturat, rrethanat etj, do të krijojnë impresionin e pritjes së ndodhisë për lexuesin.
Një keqkuptim i mundshëm, për një joshje seksuale mes burrit dhe asaj që ka përballë (d.m.th gruas) dhe personazhi (siç vihet re edhe në veprat të tjera të ketij autori) rreket gjithnjë, lodhet, dermitet nga ana psikologjike dhe shpirterore, për të sqaruar qoftë dhe për një, a pa arsye këtë absurd të momentit; të një udhetimi, i cili të mban pezull frymën.
Loja dhe provokacioni se çfare ndodh me këtë “joshje”-flet përmes shtresave të tekstit figurativ- deri ku ka arritur individi dhe moraliteti i tij. Në fakt, autori “fut” një personazh të tretë duke provokuar gjendjen edhe më
shumë, duke bërë të padurueshme, komplekse, për burrin ardhjen e një mashkulli të dytë; mbi të gjitha afrimitetin e menjëhershëm me gruan.
Në përfundim të udhetimit lexuesi do
të befasohet nga një vrapim I lehtë, për vetëm një sqarim cinik mes burrit dhe gruas, një puthje të athet nga ana e gruas; një shikim krejt misherues që vjen përmes një qeshje ironike.
Nga ana tjeter një histori, ku konstruktin e merr nga legjenda e murimit – Rozafati. Autori rrefen përmes vellait të vogël për: plotmeninë; ndërtime kalash që kanë si destinim shembjen, sepse kështu e thotë kënga, e thotë legjenda.
Pse nuk qendron kjo kala hijerande? Apo murimi i qenjes njerëzore, qoftë edhe gjysme deshmon shtirjen dhe asgjë me shumë.
Çfare simbolizon e gjitha kjo?
Çfare deshmon, autori Ridvan Dibra, për individin?
Çfare simbolizojnë piramidat?- Plotmeninë
Ku konsiston kjo plotmeni që autori citon vazhdimisht përmes “burrit?
Koha i sfidon të gjitha: kalatë, historit, piramidat, shtirjet, veset, intrigat, mashtrimet duke shkatërruar gjithçka dhe duke e shnderruar në germadhë, në një hiq.
Personazhet veprojnë përmes kohës dhe hapsirës, dy elemente që bien në sy në vepër.
P.S Lexim të kendshëm.
Nga Lori Kola

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.