Ernesto Scura: “Ti me siguri nuk e di se Aleksandri i Madh fliste shqip”

0
1109

ERNESTO SCURA: ORIGJINA E ARBËRESHËVE.

«E NUK DUHET TË HABITENI SHUMË, NËSE SHIHNI SHPESHHERË SHQIPTARIN MES TË LËVDUARVE ANEKËND DHÈUT, TË CILËT I KANË FALUR LAVDI BOTËS…»

Do të jetë e sigurt, që në asnjë libër historie, nuk keni hasur që, ilirët shtriheshin nga lugina e Po-së, përgjatë gjithë Adriatikut, duke përfshirë një pjesë të mirë të Peloponezit e, deri në anën e djathtë të Danubit (Përse jeni kufizuar vetëm te historia “shkollore”, pa lexuar historinë e Romës antike të Nobel Theodor Mommsen?!). Ashtu sikurse, sigurisht, në asnjë libër historie, nuk ke lexuar kurrë që Diokleciani ishte një ilir (sipas variantit më të besueshëm, një dalmat) dhe akoma edhe më pak, do keni hasur diku, që ai fliste gjuhën tonë shqipe.

Ashtu sikurse, sigurisht, në asnjë libër historie, nuk keni hasur që Aleksandri i Madh fliste shqip, më së paku me të ëmën, Olimpinë (e të duket pak?), dhe me mëndeshën, e me vëllanë e saj, – shok i fëmijërisë e dëshmitar tragjik dhe viktimë i asaj miqësie; e përveçse shok armësh, edhe me mikpritjen zemërgjerë, të atyre shqiptarëve epirotë të cilët kishin shoqëruar Olimpinë në mbretërinë e re maqedonase.

Përpiqu t’i bësh vetes një pyetje: ç’gjuhë është folur në Veri-Lindjen e sotme, para ardhjes së keltëve, që lanë tërë ato gjurmë në Lombardi? Ose, për sa më sipër, ç’gjuhë flitej, kur dolën romakët? Duket haptas, se historia e ilirëve është tepër e ndërthurur dhe e përhapur me atë të popujve të tjerë. Është fataliteti i atyre popujve që përbëjnë gjithherë një urë lidhëse ndërmjet kulturave e civilizimeve të ndryshme (Lindje-Perëndim), të cilët sakrifikojnë gjithnjë identitetin e tyre, për mungesë të një alfabeti. Gabimi më i madh? Iu dha shpatës, më shumë rëndësi se sa penës.

E nuk duhet të habiteni shumë, nëse shihni shpeshherë shqiptarin mes të lëvduarve anekënd dhèut, të cilët i kanë falur lavdi botës, në gjuhët e të folurat më të pamendueshme. Sigurisht, që ti nuk di se heroi kombëtar grek, Marko Boçari, ai që me arvanitë të tjerë, udhëhoqi revolucionin i cili i solli Greqisë pavarësinë nga turqit, ishte një shqiptar nga Suli, një krahinë e Epirit, edhe sot e kësaj dite shqipfolëse.

Por, jo edhe aq e mirësjellshme, veçanërisht nën dritën e fakteve, që asnjë grek sot, nuk e di që për pavarësinë e tij ia ka borxh një grupi shqiptarësh, të cilët ishin shumica e kësaj epopeje. Mos harroni, – dhe këtë ju me siguri që e dini, – në shkollë, ne arbëreshët ishim më të mirët në italisht, krahasuar me vendasit. Nuk e di se me sa vëmendje i keni lexuar shkrimet e mia te “Lidhja”. Po, a ju thotë gjë, zbulimi im, edhe pse disi i vonuar, i rrënjës ilire të emrit të Triestes?

Triestja ime, – që më dha aq shumë në aspektin e kulturës evropianoqendrore [mitteleuropea]! Dhe Triestja nuk është aq larg nga Venecia dhe Padova. Pra, mos u habisni, nëse në të gjithë territorin midis Po-së dhe Danubit ka një identitet të vetëm gjuhësor. Dhe po e përsëris: Trieste> nga latinishtja, Tergeste > rrjedhur fonetikisht nga ilirishtja (shqipja) “Treg”, e njëjta me rumanishten “Tîrg”. As edhe një i vetëm nga këto variante, nuk sjell ndër mend gjuhë të tjera, që kanë kuptimin “Treg”, “Emporio”. Dhe, kjo është karakteristika që ai e mban akoma edhe sot.

Nëse nuk jeni bindur, merreni shtruar; do të thotë se do t’ju kategorizoj mes atyre të pacipëve sllavë, të cilët sforcohen, në mënyrë të vullnetshme, që ta lidhin këtë qytet kaq fisnik të Adriatikut, me një rrënjë sllave, që ata, të ardhurit e fundit këtejpari, e quajnë “Trst”.
Një vazhdimësi bashkëtingëlloresh, pa asnjë zanore, që e zbut tingullin. Ata po, që kanë njëmijë e një arsye për ta mohuar këtë rrënjë aq shumë të dukshme ilire…
____________

Ernesto Scura
Burimi: jemi.it/ FB: Thënie për shqiptarët

Foto: Kisha arbereshe e Triestes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.