Lucia Nadin promovoi librin “Statutet e Shkodrës”

0
440

“Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe Botimet IDK, u prezantua Botimi anastatik i edicionit të çmuar të “Statuteve të Shkodrës : nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri me 1469”, me pjesëmarrjen e studiueses italiane Lucia Nadin dhe historianit Pëllumb Xhufi, të cilët kanë përgatitur edhe parathënien e këtij botimi, si dhe akademikë, studiues, historianë, botues, etj. Statutet e Shkodrës, një tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300 që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479, përbën një ‘monument të vërtetë të Shqipërisë mesjetare’. Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995. Publikimi i parë u bë në Itali në vitin 2002 me kontributin e historianëve dhe gjuhëtarëve dhe përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua një edicion i dytë me përkthimin në gjuhën shqipe të eseve hyrëse.”/ Biblioteka Kombetare e Shqiperise (fb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.