Prend BUZHALA: SHËN JERONIMI MBI SHKATËRRIMET BARBARE NË ILIRI

0
223

Meqenëse data 30 shtator e vitit 420 mbas Epokës së Re, shënon datën e vdekjes së Shën Jeronimit ilir, e cila datë SOT në botë shënohet si ditë e bibliotekave, përkthyesve dhe librarëve, këtu po japim vetëm një dëshmi të tij mbi ilirët. Ai ishte dëshmitar i depërtimit të popujve barbarë në Panoni e në Dalmaci, të cilit u kishin shkaktuar ilirëve dhe romakëve vuajtje të mëdha dhe u sollën atyre shkatërrime të pafund (shekujt II e III). Në njëren nga “Epistolat” e tij, ai bën një përshkrim tronditës të atyre ngjarjeve:
“Më rrënqethet shtati, kur mendoj të tregoj për shkatërrimet në kohën tonë…goti, sarmati, kuadi, alani, huni, vandalët dhe markomanët shkretëtërojnë, plaçkisin dhe grabisin Sktythinë, Maqedoninë, Dardaninë, Dakinë, Thesalinë, Ahenë, Epirin, Dalmatinë dhe gjithë Panoninë. Sa gra fisnike, sa virgjëresha kushtuar zotit, sa njerëz të lirë dhe fisnikë u dhunuan në këto luftëra! U morën robër peshkopë, u vranë presbyterë dhe shërbyes të tjerë të ndryshëm të kishës. U shkatërruan kishat. Pranë altarëve të Krishtit u vendosën kuajt si në grazhd. Kockat e martirëve u nxorën nga varret. Kudo zi, kudo tmerr dhe hija e madhe e vdekjes.”
Këso dëshmish ai jep edhe në veprat “Libër komentarësh për profetin Sofron” dhe në “Kronikat botërore”.
Në shkrimet e tij ai flet për përhapjen e krishterimit në tokat ilire, krahas njoftimeve “me karakter gjeografik e administrativ”.

(Nga libri im në dorëshkrim “Shën Jeronimi i Ilirisë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.