Ernest Hemingway: Shkrimtari, një jetë mes vetmisë dhe përjetësisë

0
397

“Duke mos e pasur të lehtë të bëj fjalime, as zotësinë për oratori e retorikë, dëshiroj të falenderoj për zemërgjerësinë administratorët e Alfred Nobel-it për këtë cmim.
Asnjë shkrimtar që njeh shkrimtarë të mëdhenj, të cilët nuk e morën çmimin, nuk mund ta pranojë atë përveçse me përulësi. Nuk ka nevojë t’i rendisim këta shkrimtarë. Çdokush këtu mund të bëjë listën sipas ngjohurive dhe ndërgjegjies së tij.
Do të ishte e pamundur për mua t’i kërkoja Ambasadorit të vendit tim të lexojë një fjalim ku një shkrimtar thotë të gjitha gjërat që ka në zemër. Gjërat mund të mos jenë menjëherë të dukshme, dhe në këtë rast ai është me fat. Por në pjesën më të madhe ato janë të qarta, dhe prej kësaj, dhe nga shkalla e alkimisë që një shkrimtar zotëron, ai do të rezistojë ose do të harrohet.
Të shkruarit, në rastin më të mirë, është një jetë e vetmuar. Grupimet e shkrimtarëve e lehtësojnë vetminë e shkrimtarit, por dyshoj se e përmirësojnë të shkruarit e tij. Ai rritet para syve të publikut teksa shpërndan vetminë, dhe shpesh puna e tij zvetnohet. Për atë që punon vetëm, edhe nëse ai është një shkrimtar i mirë, do i duhet të përballet me përjetësinë, ose mungesën e saj, çdo ditë.
Për një shkrimtar të vërtetë, çdo libër duhet të jetë një fillim i ri ku ai përpiqet përsëri për diçka përtej të arritshmes. Ai gjithnjë duhet të provojë gjëra që nuk i ka bërë më parë, ose të tjerët kanë tentuar, por nuk ia kanë dalë. Në ndonjë rast, me shumë fat, do të ketë sukses.
Sa i thjeshtë do të ishte shkrimi i letërsisë, nëse do të ishte e nevojshme të shkruhej në një mënyrë tjetër atë çka është shkruar mirë. Kjo për shkak se kemi pasur kaq shkrimtarë të mëdhenj në të shkuarën, ku një shkrimtar mund të drejtohet, aty ku askush s’mund ta ndihmojë. Si shkrimtar, kam folur tepër. Një shkrimtar duhet ta shkruajë atë që ka për të thënë, jo ta flasë. Sërish ju falenderoj.” (Fragment nga fjalimi për marrjen e çmimit “Nobel”, 1953)/Mbi libra Agim Baçi dhe Blendi Salaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.