Rreth çeshtjes së evolucionit në atë kohë kje debatue shumë dhe vijon të ketë debate rreth saj. Fishta jep nji përgjigje shteruese, bindëse të këtij problemi. Ket shpjegim Fishta e pat ba me rastin e nji polemike me Z. Ismet Toto.
Shkrimin po e botojmë me rastin e lindjes së Át Gjergj Fishtës (23 tetor 1871-30 dhetor 1940)
Qui bene distinguit, bene docet, ká pasë thanë, nji dikushi, që kishte pasë dijtë mâ shum se un, – po se po, por, me gjasë, edhè mâ shum se i quejtuni z. Ismet Toto, që po më këndote “Enciklopedín Britanike”, ed. 13, 14 on Christianity. Prandej, para se t’i tham zotnís së tij, se Kisha Katolike, në parim, nuk âsht kundra teorís s’evolucjonit, më duhet me diftue me pak fjalë se sa mnyrësh mund të mirret fjala evolucjon.
a) Evolucjoni monist, ose evolucjonizmi absolut: që perja¬shton Zotin, ose e pshtjellon me sende që shkaktohen e zhvillo¬hen;
b) evolucjoni astronomik e gjeologjik: dihet per sigure se yjet trajtohen e shkimen, se rend mbas rendi janë pershtrî petët e ndryshme të gelvozhës toksore;
c) evolucjoni biologjik: gjithshkà ká jetë, nisë prej nji fare të vogel, per me u kapë mandej n’organizim të kaperthyem;
d) evolucjoni psihik: edhè idét, karakteri, temperamenti njerzor zhvillohen me kohë;
e) evolucjoni historík: qytetními zhvillohet tue kalue prej popujsh mâ të qytetnuem, në popuj të egjer a barbarë, per me folë pergjithsisht;
f) transformizmi: teorí e posaçme e evolucjonit, mbas së cilës besohet se rodet e ndryshme të bimve e të frymorve shkaktohen mbas nji ternimi formash së rodeve të parakalueme.
Nder kto gjashtë hije (specie) të ndryshme evolucjoni, Kisha Katolike dnon vetëm të paren, – atê, per të cilen, si në jerm, flet z. Toto – pse âsht kundra fés e kundra shkencës. Mbas krak-ut t’Ernest Haeckelit, s’ká kund sod dijetarë serjoz, që ta mprojë ket teorí. – E vertetë se i quejtuni z. Ismet Toto len me kuptue në li¬brec të vet – f. 23 – se nji farë Santayana atjè n’Amerikë po e ki¬shte menden me ngrefë nji fabrikë të ré njerzish per me fabrikue nierz me makina – si kunja cingaresh – kushedin sa mija e mija në ditë, e jo idiotë, si atà që krijon Perendija, thotë aj, por vetëm “gjeníj”, si i quejtuni z. Ismet Toto, fjalal vjen. Vall, a mos ta ket marrë vesh dallash ket punë z. Toto? Paj, mundet me kenë, se Santayana – ndoshta beqár – ká thanë se e ká në mend me u martue, e ky e ká kuptue se Santayana do me ngrefë nji fabrikë njerzish. Tuáf kjo puna e të quejtunit z. Ismet Toto! – Prandej un ktû flas vetëm per transformizmin.
Sado që shum nder ndjeksa të transformizmit – por jo mprojsit e ksaj teorije: Lamarck, Géoffroy, S. Hilaire, Darwin, Russel Walace – ta kenë perdorue ket teorí, per me luftue fén, me gjith ktà kjo teorí s’ká kurrgjâ në vedvedi që t’i kundershtohet fés e shkencës së vertetë, mbasì ta lamë per nji herë nen dorë çashtjen e rrjedhimit të nierit.
Shkenca merret me të vertetët e sendit t’individualizuem në të kenun, e sendi njaq âsht i vertetë, në sa perkon me idén prototype të veten, si kjo gjindet në subjekt të shkencës – në mendje – Adaequátio rei cum intellectu. – Per mos me dalë, pra, shkenca e rrêjshme e mahítse, domosdo lypet që elementat perbâse të kenunit ose të natyrës së sendit të shkrîhen e të kuhen në mjet vedit neper nji fuqí të pershtatshme e të préme si edhè mbas nji ligji të pashndrrueshme, në mnyrë që forma e sendit me perkue gjithmonë e domosdo me idén prototype të vetën. Prandej hija (specie) e sen¬dit âsht e pashndrrueshme, e ká pasë arsye aj që pati thanë: Impo¬sile est species mutari.
Tash, në hipotezë se vertè hijet e frymorve e të bimve mund të zhvillohen e ternohen, ktà kurrsesì s’mud të ndodhë nepermjet energjís së permveshne natyrës së vet, veç se e preme neper nji ligjë të pashndrrueshme e të natyrshme e mbas llojit të formës, që perban hijen e sendit të individualizuem në konkret. Duhet dijtë se energjija në natyrë âsht gjithmonë ,,nominale” e se në veprim s’mundet kurr me prodhue të gjith intenzitetin që do të kishte, e marrne n’abstrakt. Nji motor 3 HP, per shembull, jo veç në veprim s’mund të prodhojë nji energjí 4 HP, por s’mund të kapet kurr as në 3 HP tamam. E kjo âsht arsyeja per të cilen shkaktohet deka nder sende të gjalla. Kah energjija “reale” e koezjonit t’ele¬mentave perbâsa të sendit të gjallë në veprim s’mund të kapet kurr n’intezitet t’energjís “nominale”, që shkaktoi së pari t’individualizuemt e tij në konkret, e që dorë mbas dore shkon në nja tue u pakue, per arsye rrethanash së perjashtme e të kunderta, kshtû, me kohë, atò elementa shkatrrohen e sendi i gjallë vdes. Pra, per me u vertetue në natyrë evolucjoni i njajë hije sendi të gjallë në nji tjeter hije të permirsueme të ktij sendi, nuk janë mjaft rrethana aksidentale – selekcjoni, fjala vjen, por lypet që nji fuqí e cila të gjindet mbí çdo aksidentalitet edhè e nderlikueme prej asaj individua¬lizuese të sendit, e që tue u dikue tharm në tharm, ta reshë evolucjonin kah e mira e ardhshme e hijeve të perardhshme. E kjo fuqí kensore dhe e nderlikueme prej asaj individualizuese të hijes së perparshme të sendit, që reshë evolucjonin kah nji qellim i caktuem, s’mund të jetë tjeter veç se Providentia e Zotit. Prandej teorija e evolucjonit ose e transformizmit jo veç nuk âsht kundra fés, por, mâ teper, âsht nji argument i fortë, per me diftue ek¬zistencën e Zotit.
E njimend, Etent Shêjten të Kishës Katolike janë diftue gjit¬hmonë të gjanë e fort të lirë per shka i perket kozmogonís së Moizehit. Sh. Gregori Nisen, Sh. Augustini, Sh. Hireonimi mund të thohet se kjenë transformista, në veshtrim që ktû iu dha tran-sformizmit, e âsht i pranuem mbas Kishet e mbas shkencet të sod¬shme. Mâ teper, Luani XIII tue ndjekë parimet e Sh. Augustinit e të Sh. Hieronimit, në Kohë të Mesme, pranue prej Sh. Tomet, deklaron pergjithsisht: “se autori shêjt (Moizehi) s’ká pasë per qellim me msue (në Genesis) fíll e per pê se si âsht ndertue rrezullimi, as me na dhanë rendin e plotësuem të krijesës, por veç me ia dhanë fisit të vet nji njoftim popullor, ashtû si mund ta bante ligjirimi i asaj kohe e zotsija mendore e njerzve t’atëhershem”. – Enciklika Providentissimus Deus (18 VI. 1893). – mbas ksaj rregulle, pra, Kisha merr kallzimin biblik nen dý pikpamje: fetare e, thjesht shkencore. Çashtjet fetare janë atò që kan të perpjekun me dogmen e kshtenë: se Zoti ká krijue shpirtin e nierit, mkati origjinal, premtimi i nji Shelbuesi etj. Çashtjet shkencore janë atò që kan të perpjekun me kozmogonín, gjeodicén, botaniken, zoologjín: si u trajtue rrezullimi, si u ndertue bota, bima, shtâza, trupi i nierit etj. Nder çashtje që i perkasin fés, Kisha nuk shtron kuvend, por nder çashtje shkencore diskusjonin e len të lirë, dér që çështja mos të jetë apodiktikisht e provueme e në mnyrë, që mos t’i kundershtohet fés, as shkencës. E verteta s’mund t’i kundershtohet së vertetës, sado që kallzimi biblik, mâ të shumten, perkon edhè me vertetimet e shkencës, si b. f. mbí kaosin, mbí nji periudhë në të cilen në tokë jeta s’i¬shte zanë filli, mbí posibilitet të dritës para diellit, hanës e hyjve, se bimët kan kenë shkaktue para frymorve, peshqit para shtâzve gjîtare, e se mâ i mbrami në shekull u duk nieri.
Ktû do theksue puna, që, si në sŷ të Kishës, si në sŷ të shkencës teorija e transformizmit sod me sod âsht vetëm nji hipo¬tezë. Edhè kshtû shifet kjartas se Kisha Katolike âsht per “të gjitha perparimet ditunore”.

-Botimet Françeskane

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.