“Kur në Oliena flitej shqip” – nga Alberto Areddu

(përkthyer në gjuhën shqipe nga Brunilda Ternova)

0
463

Vëzhgoni periferinë e Sardenjës qëndrore e famëshme për verën e saj, për djathërat e saj, për eskursionet malore, për aktivitetet e saja kulturore dhe për faktin e të qënit vëndlindja e futbollistit sardenjas më të njohur në botë. Besoj e keni kuptuar edhe vet (sepse e thot edhe vet titulli), në të kundërt ua them unë: kjo qelizë e vogël sardenjase është Oliena, ose ashtu si shqipërohet në ditët e sotëme Ulìana. Ashtu gati si të gjitha qëndrat e Sardenjës, mban një emër i cili i shpëton hetimeve të kryera shkencërisht, e dikush mendon se ka të bëje me vajin meqënëse zona është e mbushur me pemë ullinjsh (por ato i kanë sjell Pizanezët kur emri Olian egzistonte prej kohësh). Po në zonat e Sardenjës ku nuk egzistojnë? Të tjerëve u ka ardhur në mend Iliens-ët (bijt e …Ilio, nga ku thonë se rrjedhin një pjesë e sardenjasve Nuragic). Hetimi im, që nis pikërisht këtu përpiqet të vëjë në dukje se si prapashtesa –ena, -ana është shumë e dendur në toponimet e substratit pre-romak; dhe pikërisht këtu shkolla mediterraneiste ka kundërshtuar: “punë afrikanësh”, ndërkohë hipoteza orientalizuese, e mbrojtur në Sardenjë vetëm nga Pittau përgjigjet : “punë etruskësh”. Por le të shohim temën (pjesën e fillimit), e cila është Oli- dhe për momentin le të ndalemi këtu. Duket sikur parardhësit tanë të largët, kanë dashur të na lënë qëllimisht aty këtu ndonjë gjurmë të kalimit të tyre mbi tokë, pasi duke gërmuar në nëntokën e Olienës në mesin e tetëqindës (shek. 19-të) arkeologu Giovanni Spano nxori në dritë një statujëz të epokës romake, e cila pas ribashkimit të pjesëve të thyera, u përcaktua në fillim se i përkiste Belzebù-s, mbretit të mizave të traditës semite (meqënse dukej i mbuluar nga mizat). Pastaj u përcaktua se i përkiste një figure, për të cilën deri në atë moment dyshohej nëpërmjet burimeve greke, se i përkiste Sardenjës prehistorike: asaj të Aristeo-s, prurës mitik i teknikave të reja në bujqësi, në vreshtari dhe sidomos në bletari, i ardhur, kushedi se kur nga Tebe në Boeci (klasikja dritë e lindjes “ex oriente lux” 1). Bletët e skalitura mbi gjoks tregojnë se bëhej fjalë për një statujëz kushtuar këtij shpikësi lindor; Jo vetëm kaq, por edhe vëndi ku u gjet statujza fliste qartë: lokaliteti Su medde (ose “sa ‘idda de su Medde”), është një variant lokal i gjuhës sarde “su mele” (mjalti) (dysor i latinishtes “Mel(l)e”). Por ajo për të cilën askush nuk u thellua në studime ishte fakti se statujza ishte gërmuar brenda në një fushë (salto 2) e njohur ndryshe: Dule (edhe sot njihet kështu). Kjo fjalë nuk ka asnjë zbërthim të përshtatshëm në latinisht, ndërsa lexuesi shqipfolës e di që ajo bashkëtingëllon në mënyrë perfekte me shqipen: dyllë (që eshte fjalë origjinale shqiptare dhe nuk ështe huazim as latin, as turk dhe as sllav). Atëherë, kjo mund të jetë nje rastësi, bota ështe e mbushur me ngjashmëri të rastësishme: ngjashmëria e famshme anglosaksone me atë persiane e fjalës “bad” që ka të njëjtin kuptim “i keq ”, por që origjinën etimologjike e ka të ndryshme. Pra mund edhe të jetë rastësi. Por në librin tim gjënden edhe rrethana të tjera rastësore si këto. Madje, nëse nga një gjurmë e vogël duhet patjetër të nxirret një element deduktiv përfundimtar, unë rikthehem sërisht në Oliena për të bër një pyetje retorike: “ Një territor i cili na sjell që nga periudha e lashtesisë një statujëz kushtuar hyjnisë së bletarisë, a mund të ketë në thelb ndonjë arësye për tu përcaktuar si “vend i huallive të mjaltit”? Përgjigja ime është po, pasi lexuesi shqiptar e njeh mirë, sidomos e njeh mirë edhe ai Arbëresh (shqiptarët e Italisë), të cilët kanë ruajtur një variant akoma më të pastër të fjalës “huall” që në gjuhën e tyre tingëllon: hol-i !!! Edhe kjo fjalë (ashtu si mendojnë studjuesit Meyer, Çabej, Demiraj dhe Orel) është indoeuropjane, e përafërt me latinishten alveus, me greqishten aulos, e mbi të gjitha me sllavishten ulьjь dhe lituanishten aulys që nënkuptojnë ”huall bletësh”. Unë e di që në këtë pikë lexuesit skeptik do shtrembërojnë fytyrën, pasi natyrisht është e vështirë të bindesh; dhe kanë të drejtë duhet më tepër: toponomastika ka qënë gjithmon një argument i squllët me të cilën rezikon të rrëshqasësh dhe të mos ngrihesh më në këmbë. Dakord o mosbesues, ja ku e keni të servirur. Atëherë, në territorin e dëftuar (Oliena, Orgosolo dhe Ogliastra), ekziston një fjalë që prej dhjetra vjetësh ka çmendur në fillim Wagner (kontrollo të famëshmen DES në faqe 489), dhe më pas të gjithë gjuhëtarët: “eni”, “enis” ose “eniu”. Me këtë fjalë misterioze në këtë krahinë të Sardenjës dëftohet pema e Bërshenjës (klasifikuar, dhe ështe e rastit ta themi, me emrin taxus bacchata). Dikush mendonte se kishte lidhje me gjuhën Baske, e dikush tjetër ka thënë: nuk e di. Është e kotë që ta them unë, shqipja e njeh tashmë: pasi për të njëjtën bimë përdor emërtimin enjë (që tingëllon si emëri i një këngëtareje irlandeze), e cila është një fjalë misterioze edhe për shqipen, dhe në librin tim kam kërkuar ta interpretoj (me anë të zbërthimit indoeuropjan).
I dashur lexues, nëse deri këtu nuk kam mundur të të bind atëherë vijo të më ndjekësh: kjo ështe vetëm kopertina, faqe të tjera do vijnë, e kush e di, ndofta përgjatë rrugës për në Damastion 3 do konvertohesh edhe ti në ilirizëm!!!
1) ex oriente lux, është një frazë që përdoret për të treguar se kultura njerëzore e ka patur origjinën e saj në lindje.
2) salto, ështe një term sardo-latin me të cilin nënkuptohej një territor jashtë territorit qytetar.
3) Damastion, ishte një qytet antik në rrethinat e liqenit Ohër i banuar nga iliro-dardanët në të cilin mbreteronte në shek. e 4-ët para erës sonë mbreti ilir Bardhyli.
Bibliografia e përdorur:
Angiolillo S., “Aristeo in Sardegna” in Bollettino di Archeologia 5/61(1990), 1-9
CASTIA S., “Aristeo il protos euretes” in La Sardegna e i miti classici, Olbia 1996, 19-22
Çabej E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë 1982
Demiraj B., Albanische Etymologien, Amsterdam-Atlanta 1997
Meyer G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891
Orel V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-Köln 1998
Pianu G., “Il mito di Aristeo in Sardegna” in Zucca 2004, 96-98
Pittau M., I nomi di paesi città regioni monti fiumi della Sardegna significato origine, Cagliari 1997
Sanna S., “La figura di Aristeo in Sardegna”, in Zucca 2004, 99-111
Spano G., “Statuetta d’Aristeo in bronzo” in Bullettino Archeologico Sardo I (1855) 65-71 [testo in http://www.comune.oliena.nu.it/conosci_secondo.php…]
Spiggia S., Le api nella tradizione popolare della Sardegna, Sassari, 1997
Wolf H. J, Toponomastica barbaricina, Nuoro (1998)
“ “ “La toponomastica preromana in Sardegna”, in Max Leopold Wagner. Lingua e cultura sarda, Atti Conv. Int. di ling. sarda (a cura di D. Turchi), Oliena 23-3 2003, 49-58 (2004)
Zucca R, (a cura di) LOGOS PERI THS SARDOUS. Le fonti classiche e la Sardegna, Roma 2004
[versione in lingua italiana: http://web.tiscali.it/sard…/sardoillirica/oliena.ilirike.htm ]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.