Nëntorin e vitit 1462 Arbërinë e mbuloi mjegulla. Imzoti Engjëllor në mesnatë hapi dritaren dhe pa një errësirë të madhe. Shandanët e ushtarëve në pallatin e tij nuk bënin dritë.
I mërzitur piu një kafe dhe një gotë raki.
Pulsi i zemrës i rrihte fort.
Nga pallati i Gjergj Kastriotit nuk shihej kthjelltësia e detit.
E matanë bjeshkëve vinte një erë në formë stuhie- dhe dëgjoheshin ulërima ujqish.
Pal Engjëlli veshi rrobat prej Imzoti dhe pagëzoi gjuhën shqipe. Me disa shkronja të kërcënuara nga një orë e ligë.
Natën e 8 nëntorit Pal Engjëlli nuk bëri gjumë. Lexoi qarkoret diplomatike ku flitej për një mot të keq dhe rrufe.
Atëherë mbrehu shkronjat si Gjergji shpatën.
Kronikat e mbetura rrugëve të ikjes -thonë që ai nëntori qe më i ftohtë se çdo nëntor tjetër, dhe mjegulla qe më e madhe se çdo mjegullnajë tjetër.
Ulërima e një tufë ujqish nga malet e thepisura nuk pushoi gjatë dhe i frikësoi foshnjet në djep.
E Pal Engjëlli nga mjegulla s’e gjeti altarin e kishës. As nuk arriti t’i bekonte fëmijët e frikësuar. Por shkroi një letër dhe e përhapi si vetëtima- pagëzoi motin e madh.
Pastaj vazhdoi çeta udhëtarëve të dritës.
U shkruan shumë libra e shumë qarkore.
Dhe në çdo stinë u ndezën qirinj në altarin Engjëllor.
8 nëntor 2017 © N. U

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here