Libri i javës: Mitet e historiografisë arbëreshe nga Matteo Mandala

0
124

Shtëpia botuese “Naimi” sjellë në treg librin më të ri të albanologut të shquar arbëreshë Matteo Mandalà. Libri ka 309 faqe dhe është i ndarë në katër kapituj, në të cilët autori thyen mite të ndryshme të cilat më parë merreshin si fakte historike. Mbi librin e sapobotuar shkruan Prof. dr Aurel Plasari: “Libri mitet e historiografisë arbëreshe i Matteo Mandala “u tregon vendin” pothuajse të gjitha miteve me origjinë arbëreshe me të cilat është përkundur ndër shekuj shoqëria arbëreshe, veçanarisht në shekullin e XVIII e XIX. Libri përbën një tekst tej mase të qartë, të shkruar me një logjikë që s’të fal, me një aparat metodik bashkëkohor, duke shtënë në punuë metodat hisoriografike, semiologjike, filologjike me një fjalë një epistemologji të tërë, që bën të pagoditshëm nga cilado anë që mund të doje ta sulmoje. Vetë titulli Mundus vult decipti nuk është veçse pjesa e parë e motto-s latine që e plotë tingëllon: Mundus vult decipti, ergo decipiatur. Shqip po e them: Bota ka qejf që të gënjehet, pra, le të gënjehet.”

Libri do promovohet ditën e enjte, me datë 16 nëntor 2017, ora 18.00, nga shtëpia botuese “Naimi” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizojnë në selinë e Akademisë së Shkencave (salla Aleks Buda), librin do e paraqesin: prof. dr. Aurel Plasari, prof. dr. Francesco Altimari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here