Duke luajtur në një kohë me shpresën dhe harresën – nga Tua Forsström

0
244
Tua Forsström 2012 / Bild: Mao Lindholm

Ekzistojnë katër lloje të errësirës dhe ujku
vrapon me putrat e forta nëpërmes ëndrrës tënde.
Ne dobësohemi në agimin astronomik,
e pulsi i zemrës bie, ne bëhem gjakftohtë.
Ndërsa yjet zbehen
dhe shkojnë poshtë nën horizont.
Ka yje të një lloji,
madhësie që ne habitemi
Mëngjes shkurti me blu dhe re mbi
borë, dhe gjurmët e putrave në vijë të drejt.
Sepse ujqit nuk lejojnë veten të hutohen
sikurse ne, duke luajtur në një kohë me shpresën
dhe harresën. Ky apartament është shumë i vogël.
Sa gjurmët e njëri-tjetrit nëpër zemrën e dëborës.

(Përktheu nga suedishtja Edita Kuci- Ukaj)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.