ROBERT ELSIE: “FISET SHQIPTARE – Historia, shoqëria dhe kultura” – nga Prend Buzhala

0
3665

ROBERT ELSIE: “FISET SHQIPTARE – Historia, shoqëria dhe kultura” (Botime Artini 2017, Prishtinë, faqe: 532. Përktheu nga anglishtja: Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu.

FJALA SHQIPE “FIS” E PAPËRKTHYESHME

Duke shfletuar librin “FISET SHQIPTARE” i autorit ROBERT ELSIE, përkthyes, interpret dhe ekspert i studimeve shqiptare, autori citon gazetarin e dijetarin austriak Franc zainer (1874 – 1929):

1.
“Në gjuhën shqipe nuk ka përkthim të fjalës FIS, prandaj e mira e së mirës është që në gjuhën shqipe të përdoret termi turk bajrak apo flamurtar. Duke përkthyer fjalën shqipe ‘fis’, bëhet një gabim, sespe fisi nënkupton marrëdhëniet e gjakut, grupin e afërt që nuk e lejon amrtesën brenda fisit. Familjet që i takojnë fisit, të gjitha, kanë prejardhjen vetëm nga një stërgjysh i përbashkët dhe shpeshherë shumë i largët. Ndërsa bajraku mund të përbëhet prej disa fiseve….”
Do tjheksuar se jo veëtm Elsie, por edhe autorë të tjerë të jashtëm, kanë vërejtur se pastërtia e racës shqiptare është ruajtur përmes fiseve (me martesat jashtë fisit).
Fiset, siç dihet, edhe sot ekzistojnë në rajonet e Dukagjinit e Drenicës (Kosovë), si dhe në Shqipërinë Veriore deri në Mirditë… Libri dhkruan dhe ppr fiset në rajonet Lezhë, Mat e Krujë.

2.
Ndërkaq, Elsie, shkruan për 69 fise shqiptare, duke futur aty edhe bajraqet (si fise), apo edhe disa nënfise që i numëron si të tilla. Libri, i ndarë në 11 kapituj, jep dhe bibliografinë dhe treguesin e emrave, listën e hartave dhe të figurave. Te secili fis jepen përshkrime të pozitë[s gjeografike, të përkatësisë fetare, marrëdhëniet mes fisesh, si dhe përbërja e fiseve. Përfshihen te secili fis edhe legjenda, zakone, folklori dhe historia e fisit.
Noel Malcolm thotë: “Në të (këtë libër pb) janë përfshirë pasazhet dhe fragmentet nga veprat e udhëpërshkruesve të mirënjohur të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të fillimit të shekullit njëzet, si, bie fjala, Edith Durhamit, Baron Franc Nopçës, Johan Georg von hanit dhe Karl Shtajnmecit, të cilët udhëtuan nëpër rajonet e fiseve, si dhe biografi të shkurtra të figurave të shquara e të spikatura të cilat kishin lidhje me fisin. Libri ‘Fiset shqiptare’ do të mbetet një vepër e domosdoshme dhe autoritative e referencave. Ka fare pak njerëz në botë që do të mund të shkruanin një libër të këtillë; absolutisht, asnjëri nuk do të mund ta bënte këtë më mirë se Robert Elsie, i cili është i pashoq në njohjen e kësaj lënde. ”

3.
Do theksuar se njësia e fisit ndër shekujt e pushtimeve të gjata, e ka ruajtur të paprekur edhe njësinë kombëtare (vëllazërinë shqiptare etj), pa marrë parasysh besimet fetare apo rajonale, nga njëra anë,duke qenë digë kundër asimilimit sllavizues e otomanizues, nga ana tjetër… Këtë NJËSI e ka siguruar kodi zakonor shqiptar, i quajtur Kanuni i Lekë Dukagjinit…

(Prend Buzhala)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.