Nëpërmes Shën Jeronimit, poeti N.Sinishtaj i thërrët vatanit!

“ Parce mihi , Domine,quia Dalmata sum”. (Kij m'shir për mue, o Zot, sepse dalmatin jam). -Shejti Jeronim

0
432

TE VATANI

nga Nokë Sinishtaj

“ Parce mihi , Domine,quia Dalmata sum”.
(Kij m’shir për mue, o Zot, sepse dalmatin jam).
-Shejti Jeronim.

Rikthehen në bumerang xixat e buzmit bujar,
turr e vrapë,duke m’i mpirë bebzat e synit me
iskra, te Vatani ku i asiston – Demirozhaku.

Shungullojn momentet nëpër çardak ku
Kronosi1, panda i fshi me gomë të –
Anullimit!

Sa mizore je,
Vetmi, llapazane!
Tjerre perin nga pelhura e bijës së
Tintorit – Arahne…2

S’p’e dëgjon komanden e
Kushedi Kushit?
„Përparea marsh: Në çagjë! ;

Nuk është vetem – „All‘“hybris“dell’uomo“3
Si pat thanë Poeti,
Por edhe këlbaza e – Asimilimit
Nën moto:
“ Pecunia non olet “4
(Kushedi Kushi!
Fati që i shkretoj fshatrat,
ku dollart nuk qelben!!!)

………………………………………………………………….

1Kronosi = Zoti i kohës
2E bija e Tintorit ( vajza e Tintorit.Ajo qeniste aq bukur sa që edhe Atenës ia kalonte.
Nxehet me ta e bajn duel-qendisje ku Atena,nga gjelozia e transformon në Arahne, dmth. në merimangë. Edhe sot,shkenca mbi merimanga quhet aranologji.
3“All’”hybris”dell’umomo”,Dante Alighieri,Ferri Canto 17,i qet në ferr në rrethin 7(settimo Cerchio) ata që janë “hypos” dmth.krenar të sëmut, mendemdhej (eccesso,superbia,orgoglio)
Këlbazë = veter.sëmundje e melçis te delet.
Kushedi Kushi! Fati që i shkretoj fshatrat ku dollart nuk qelben.. Pecunia non olet Fitohej amonjaku vetem në nevojtore.Mirpo qelbsia e amonjakut i mbushte kanavetat. Me par..për këtë arsy dollart nuk qelben…

Nokë (Ndue) Sinishtaj ka lindur më 24 gusht 1944, në fshatin Këshevë të Grudës, pjesa e Malësisë së Madhe që i takon Malit të Zi, rreth 7 km në largësi të qytezës së Tuzit. Shkollën fillore e ka kryer në vëndlindje, e të mesmen në Kroaci, më pas ka studiuar filozofinë, teologjinë dhe letersinë në Rijekë, Zagreb, Firence dhe Frajburg. Ai sot jeton dhe punon në Zvicër si përkthyes. Ka botuar vëllime të shumta poetike, të cilat janë vlerësuar pozitivisht edhe nga vetë poeti i Madh, Martin Camaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.