Intervistoi: Vera Gojçaj

Vera: Në cilën moshë keni filluar të merreni me muzikë? Do të thotë, që e keni kuptuar se muzikën e keni në shpirt?

D.D – Muzika, me ka shoqëruar, që në moshë shumë të vogël. Mund të them  që në parashkollore, që në moshën 4 vjeçare kam kënduar. Mbaj mënd, që gjithmonë, edukatoret më thonin që kam talent madje isha solisti kryesor në manifestimet që organizoheshin aty. Kaloi pak kohë, dhe mbaj mënd, isha në klasë të katërt të shkollës fillore, ku mësuesi i lëndës së muzikës, Luigj Dedvukaj, pasi më degjoi duke kënduar, ai më tha që menjëherë, duhet të shkoja në shkollë të muzikës. Është shumë interesante, sepse që nga ajo ditë, jo që nuk e kisha kuptuar më parë, që muzika është pjesë e imja, por pati një peshë të madhe  fjala e mësuesit, por dhe këmbëngulja e ti, që unë t’i futesha, muzikës seriozisht. Isha dhjetë vjeç, kur filloi gjithçka. Muzikën e ndjeja me gjithë qenjen time.

Vera: A keni shkruar tekste këngësh që i keni kënduar vetëm për vete?

D.D- Me thënë të vërtetën, kam shkruar shumë tekste këngësh. I mbaj  në sirtarë, apo në dhomë ku vazhdimisht i këndoj. Por  shpresoj që në të ardhmen,  fjalët që i kam shkruar me shumë pasion, të bëhen pjesë e një projekti të ardhshëm.

Vera: Sa këngë keni publikuar deri tani dhe a jeni ju tekst-shkruesi i tyre?

D.D- Deri më tani, kam lansuar – publikuar 4 këngë, që janë të     autentike, origjinale. Por kam bërë edhe tre covers, pra rikendime të këngëve nga artistë me famë botërore të cilat i kam publikuar në kanalin tim në YouTube.

Me dy nga këngët kam qënë pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” në vitet 2016 dhe 2017 e që ishin balada.  Në dy këngët e para, që i kompozoi kompozitori i famshëm shqiptarë  Adrian Hila, tekstet i kemi bërë sëbashku. Kurse në projektet e tjera tekstet i ka punuar  tekstshkruesi më i mirë Shqiptarë, Olti Curri. Jam shumë i gëzuar dhe i kënaqur me atë që kam bërë pasi  të gjitha projektet që kam publikuar deri tani, janë pritur shumë shumë mirë dhe këtë e dëshmojnë  klikimt por edhe  fjalët përshëndetëse e uruese nga shumë njerëz.

Vera: Kush ka qenë mbështetja juaj më e madhe?

D.D – Mbështetja më e madhe gjithmonë ka qënë dhe do jetë familja ime. Seriozisht, nuk do isha këtu ku jam sot, pa mbështetjen e tyre, që ishin me mua që në hapat e parë të këtij rrugëtimi.

Dhe një gjë tjetër, unë pa Zotin nuk e bëj as edhe një hap. Ai më    ka dhuruar jetën dhe talentin.

Cili mendoni se është çelësi i suksesit për të hyrë në rrugën e artit muzikorë?

D.D- Mëndoj që çelësi i vetëm është puna e madhe njeriu duhet të bëjë me vetën dhe me talentin e tij. Por je ti vetë ai, që do i japësh vetës mundësinë dhe do i çelësh vetës çdo rrugë, që nga dita e parë që ti hysh rrugës së artit muzikorë, duke vepruar në menyrën tënde, ashtu siç ti e ndjen, ashtu siç ti je, të jesh vetë – vetja, dhe të ndjekësh zemrën tënde,  të besosh dhe të shpresosh shumë, të keshë durimin e duhur  që kjo gjë kërkon.

Vera: Sa kohë nevojitet për të punuar një këngë që i plotëson kërkesat e tua por edhe të tregut muzikorë?

 D.D – Profesionalisht dhe seriozisht tregut muzikorë Shqiptar i hyra që vitin e kaluar, më duket, që është bërë, një vit e ca, dhe që kur vëndosa të bëj këngën e parë, me kompozitorin, Adrian Hila, normal, që biseduam, shumë gjatë, duke shprehur mëndimet, krijimet, stilin, idetë, dhe dëshirat e mija, per një projekt muzikor, por edhe idetë e kompozitorit dhe këshillat e ti, sepse në fund të fundit është vetë kompozitori ai që të ndihmon, të tregon se ku je, me këshillat e ti, si profesionist, në të gjitha aspektet. Një këngë, mund të punohet për një apo dy muaj realisht, por ka raste ndoshta edhe më pak, varet edhe nga kërkesat e mia si këngëtarë. Por që gjithkush sot,  synon pak më shumë, më thedhësisht, me projektet dhe kërkesat e tij. Kështu që, kërkesat mund të jenë shumë të mëdha, por që stili veçantia dhe vetë – vetja, mund te bëjnë mrekullinë. Nganjëherë, edhe diçka sponate mund të dalë shumë e bukur, por në kornizat e stilit, dhe idevë tua, dhe kjo vlen, për tregun Shqiptar, por nganjëherë, edhe për tregun ndërkombëtare.

Vera: Kë keni idol nga estrada shqiptare, dhe nga ajo e huaj?

D.D- Estrada Shqiptare ka shumë artistë të mirë, që janë frymëzim për mua, mirëpo Idol nga estrada ndërkombëtare, për mua ka qënë, dhe do të jetë Michael Jackson.

Vera: Çka do të thotë për ju “Kënga Magjike”, na e përshkruani pak këtë rrugëtim tuajin?

D.D – Ia filloi gjithçka kur dëshira, pasioni dhe fryëzimi im për muzikën, filluan të rritëshin dita-   ditës. Sëbashku me familjen, vëndosëm që erdhi koha që unë të bëja një hap më të madh, më të guximshëm në drejtim të muzikës.

Si kompozitor të parë, vëndosëm që të bashkëpunonim me kompozitorin dhe tekstëshkruesin Adrian Hila, një emër i madh ky në muzikën Shqiptare. Që në takimin e parë me kompozitorin, ai mbeti i kënaqur me talentin im dhe seriozisht, idea ishte vetëm për një kengë, si fillim, d.m.th projektin tim te parë muzikorë. Por që spontanisht, ndodhi që ai më dha idenë për të marrë pjesë në festivalin, Kënga Magjike, dhe më tha, që ishte një mudësi shumë e mirë për mua, si fillim i karrierës sime. Sëbashku me familjen, ishim dakord, dhe aty filloi gjithçka. Po flas seriozisht, aty per mua ndodhi mrekullia. Meqënëse, Kënga Magjike, ndahet në dy kategori, atë Big dhe New, kurse unë si fillëstar, vitin që kaloi, ( 2016 ), konkurova në kategorinë New. Unë sëbashku me 60 konkurentë tjerë, në kategorine New, kaluam nëpër shumë faza, të ketij kompeticioni, dhe unë arrita  në 4 – 5 fazat e konkurimit LIVE, me këngën time TË KAM, ti merrja të gjitha Jeshile, nga një juri profesioniste. Ata poashtu mua më perzgjodhën në Top 3, nga të gjithë konkurentët New, që ishin aty. Më nominuan për çmimin Best New Artist. Më çuan deri ne Finalen e Madhe, të ketij Festivali Madhështorë. Dhe më e rëndësishmja, më shpërblyen me (dhanë) statusin Big, për të gjitha vitet, dhe unë automatikisht, kalova tek Artistët Big. Me një fjalë, mund të them që jeta ime, që nga ajo ditë, ndryshoi totalisht. Ky po që ishte sukses, dhe nuk do e harroj kurrë. Gjithmonë do jem krenarë për një arritje të tillë. Arritje edhe më e madhe për mua ishte, që kënga pjesëmarrëse në këtë festival, TË KAM,  u shëndrrua në një mini – hit, dhe tani numëron  afro 50.000 klikime!!! Për mua është arritja më e madhe, sepse kur publiku të vlerëson, vlerëson artin, muzikën, zërin tënd, është gjëja më e bukur, dhe më e çmuar që mund t’i ndodhë një artisti. Unë brënda këtij viti, u rrita shumë artistikisht, ishte një eksperiencë e paharruar e cila më shërbeu për vazhdimin e karrierës time. Poashtu, dyert në botën e artit, që nga ky sukses, më janë hapur shumë, poashtu shoqëria dhe bashkëpunimi me emrat më me famë  në Shqipëri, apo edhe jashtë saj, si në kompozim, stilim – ( veshje ), tekste, shërbejnë për mua si një urë për të arritur e mësuar ato që më duhen.. Poashtu edhe këtë vit, unë u riktheva në Këngën Magjike, por tashmë, në kategorinë Big. Me  kompozim të Maestro: Darko Dimitrov, që për mua është krenari që pata mundësinë të punoj me një emër kaq të madh. Dhe me tekstin drithërues të Olti Currit, fitues i shumë çmimeve të para. Me një përformancë nga Kozeta Bakiu, dhe stilim të Joni Peçit. Gjithçka ishte e kuruar në detaje. Por që këtë herë, nuk arrita në finalen e madhe, sepse nuk kisha pikë mjaftueshëm. Asgjë alarmante, këto janë gjëra që ndodhin, nuk jam i pari, e as i fundit që mbes jashtë kësaj finale, rëndësi ka pjesëmarrja, në këtë Eurovision, të vogël mund të themi, të këndoj në skenën më të madhe që Shqipëria ka, para 2000 vetësh, dy vite rradhazi, ishte një eksperience shumë e mirë për mua, dhe karrierën time. Gjithsesi tani dua që të fokusohem, në karrieren time, sepse une dola nga skenat, dhe të kënduarit LIVE, dhe tani vetëm dua, që të vazhdoj, ta bëj që emri im të dëgjohet edhe më shumë. Kurse Kënga Magjike, mbetet aty, si një mundësi, me dyer të hapura, për mua, si në ditët e para, sepse aty filloi gjithçka.

 

Vera: A mendoni se po përfaqësoni dënjësisht Malësinë?

D.D – Unë që në ditët e para që i hyra artit muzikorë, u paraqita ashtu siç unë jam, me një staf profesionistësh mbrapa, dhe gjithmonë jam munduar, dhe do mundohëm, që së pari, të përfaqësoj vetën, bashkë me Malsinë, me dinjitet, dhe në mënyrën, më të mirë, të mundshme.

Vera: Ndonjë projekt që pritet së shpejti

D.D- Projekte do ketë, ndoshta edhe ndonjë duet, por që tani për tani, dua të punoj i fokusuar, në heshtje, dhe nuk dua të zbuloj asgjë më shumë.

 Vera: A ju ka ndarë muzika nga pjesa tjetër e jetës? (Pra a ju ka penguar në realizimin e planeve tjera që keni në jetë?)

D.D – Gjithmonë kam punuar shumë, gjithmonë kam bërë dy shkolla përnjëherësh, dhe nuk mund të them që ka qënë e lehtë, dhe që është e lehtë. Piano, Kitarë, Këndim, Festival, Shkollë, ehhh, nganjëherë më vjen ajo merzitia, nga lodhja e madhe, por e di që neser do jetë një ditë e re, do jem pëseri në formë, që të vazhdoj. Nganjëherë them edhe si po arrij në të gjitha. Por më besoni, me Zotin, me mbështetjen e familjes, dhe me pasion e dashuri, gjithçka mund te arrihet.

Vera: Faleminderit shumë dhe Ju lutem, një mesazh për ata që duan të merren me muzikë?

D.D – Faleminderit juve për ftestën, këtu jam treguar më se i sinqertë, dhe përgjigjjet janë me shumë  detaje.

Faleminderit për pyetjet e bukura dhe shumë interesante.

Mesazhi im, për të gjithë ata që duan të merren me muzikë, është: të ndjekni zemrën e tyre, mos të dëgjojnë çfarë thonë të tjerët. Kur e di që ke talent, asgjë nuk mund të të ndalojë. Në fillim mund të  duket  e çuditshme, por besoni dhe shpresoni në vete, punoni shumë, dhe koha do vlerësojë gjithçka.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.