Një gjyqtar fort i drejtë dhe i pa korruptuar i Mesjetës arbëre – nga Dorian Koçi

0
420

Nga Dorian Koçi

Në vitin 1340, Profesor Xhufi, në veprën e vet “Nga Paleologët te Muzakajt” dëshmon se Nikollë Matrënga, një pinjoll i familjes fisnike të Matrëngajve të famshëm të Myzeqesë kishte arritur në zyrën e lartë të gjykatësit suprem të bizantinëve. Ky ishte posti më i lartë bizantin, pas reformës së Perandorit Andronik III Paleolog, në 1329. Nikollë Matrënga ishte rritur në rrethin e Gregor Palamas dhe ky e quante dishepullin e tij nga Shqipëria si “më të mirin e njerëzve, më zotninë e miqve të tij, mbrojtës të së drejtës e të ligjeve”.

Mes virtyteve të shumta që i numërohen Nikollë Matrëngës, më kryesori lidhet me funksionin e tij, që ishte padyshim ndershmëria dhe pakorruptueshmëria e tij. Në fakt, në vitin 1337 në Kostandinopojë u bë një gjyq i famshëm për korrupsion kundër anëtarëve të kolegjit të lartë gjyqësor, ndër katër gjyqtarët supremë të Bizantit, vetëm Nikollë Matrënga rezultoi i pastër dhe vazhdoi të qëndrojë në funksionin e tij.

Një letër e Johan Kumnos për Matrëngën zbulon se ky kishte nën presionin e klanit të Asenidëve, në krye të të cilit qëndronte despoti Andronik Paleolog Asin, nip i perandorit Andronik II Paleolog. Ky më kot kishte tentuar që, njëlloj si tre gjykatësit e tjerë, ta thyente Matrëngën qoftë me para, qoftë me kërcënime ose duke ngritur dyshime ndaj tij. Nikolla, siç pohon një tjetër personazh i njohur i Kostandinopojës së atyre viteve, peshkopi Mateu i Efesit, qëndroi i patundur si “mbrojtës i drejtësisë dhe i ligjeve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.