Intervistë me këngëtarin, Shtjefën Ujkaj

0
535

DASHURINË PËR MUZIKËN E MORA NGA VËLLAI, TALENTIN NGA PERËNDIA!

 

 Intervistoi: Vera Gojçaj

Vera: Kur keni filluar të këndoni për herë të parë?

Sh.U- Fillimet e mia janë të hershme, të them që në kohë të fëmijërisë,në  moshēn 8-9 vjeç, atëherë kur të tjerët zbuluan talentin tim.

Vera: Nga kush e keni marrë prirjen për të kënduar?

Sh.U- Prirjen për të kënduar e mora nga vëllai im që e kam këngëtar, çdo herë i ndjeka hapat e tij. Por, talentin tim ja dedikoj Zotit dhe i jam shumë falenderues që ma ka dhënë.

Vera: Anëtar i të cilit produksion jeni dhe sa këngë keni lansuar deri tani?

Sh.U- Më është dashur shumë kohë të gjej ata me të cilët sot punoj me shumë kënaqësi, jam pjes e një produksioni nga “SHBA-të” që janë nën udhëheqjen e Liridonit Ulaj. Ndihem shumë mirë këtu!  Për fatin e keq deri tani, muzikën nuk e mora me shumë seriozitet, kështu që nuk kam lançuar shumë këngë, 2-3 në total.

Vera: Si është pritur nga publiku kënga të cilën sapo e keni publikuar?

Sh.U- Ndihem teper i kënaqur me punën e bërë gjerë në këtë projekt ,  kënga është pritur shumë mirë dhe dua të them se kemi një audiencë me zemër te madhe.

Vera: Kënga e fundit kushtuar nënës ,a është dedikim ndaj nënës suaj?! Si ju lindi ideja për këtë këngë?

Sh.U- Unë për veten e kisha obligim të bëja një gjë të tillë, por është një diçka e vogel që unë mund të bëja. Këngën pikërisht ja kam kushtuar nënës sime që nuk jeton më, por për fatin e keq, tema të tilla prekin shumë individ, kështu që tek kjo këng shumë njerëz do të gjejnë diçka për veten e tyre. Idenë për këtë këngë e kam pas kohë më parë, por që kam pritur një çast të duhur, prita momentin kur teksti më erdhi vet në mendje.

Vera: Përvec këngës “mungesa e nënës”a keni ndonjë këngë tjetër, që ja keni dedikuar ndonjë personi të vecantë? 

Sh.U- Edhe pse kam pas këngë që titullohet e tingëllojnë si dedikim për dikë, nuk është se ishte diçka personale e imja, thjeshtë më pëlqejnë temat sociale.

Vera: A mund të dimë ndonjë gjë për Shtjefnin, a është zemra juaj e pushtuar nga ndonjë njeri special?

Sh.U- Si çdo njeri tjetër edhe unë kam pëlqimet e mia, qoftë me zemër të pushtuar qoftë të pa pushtuar, përderisa nuk do të ndodh diçka serioze, asgjë s’do të bëj publike.

Vera: Përvec dëshirës për muzikën a keni ndonjë profesion tjetër për të cilin nuk jemi në dijeni?

Sh.U- Me profesion jam gazetar i diplomuar, më pëlqen gazetaria si degë, po ashtu më pëlqen të shkruaj qoftë një tekst kënge! J

Vera: Ndonjë duet apo bashkpunim së shpejti?

Sh.U- Mendoj të realizoj një bashkëpunim me ndonjë këngëtare ku s’mund të ceki emër, ngaqë shpesh herë personi mund të ndryshoj mëndje, por patjetër që do kem një duet.

Vera: Në lidhje me 2018-tën, cfarë keni në plan apo qëllim për të realizuar?

Sh.U-  Për vitin 2018-të kam shumë plane për të realizuar, do të dal me disa këngë që më mungojnë, me tematika të ndryshme: dashurie, gurbeti, frymë patriotike e të tjera. Bsoj se do ti kemi së shpejti në tregun muzikor.

Vera: Faleminderit shumë dhe ju lutem, një mesazh për të rinjët, të cilët kanë dëshirë (talent) për muzikë?

Sh.U- Për të gjithë ata që shohin veten tek muzika, kanë talent, ata i kisha lutur që të punojnë shumë në atë drejtim, pastaj me këmbëngulje dhe me shpresa te Zoti arrihet çdo gjë.

Vera: të falenderoj për intervistën!

Po ashtu shfrytëzoj rastin që t‘i uroj të gjithë për festa të fundvitit, Gëzuar !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.