HISTORIA TREGJIKE E DOM EJËLL KOVAÇIT

0
262

Ne ate kohe u ba nje roman i tipit “horror” me titull “Gjurmet çojne ne qele”, kur sot e gjithe e kalumja e drejtesise shqiptare (por edhe e tashmja) jane vue ne nje pikepyetje te madhe dhe ne kete kontekst lind deshira e verifikimit ne planin e drejtesise e saktesise se çfare kishte ndodhe ne famulline e fshatit Qelez ne vitet 50′.
Ne gjyqin famkeq te organizuem nga shteti komunist pikerisht ne Shkoder, si qendra e kultures katoliko – fetare, gjykata komuniste ve ne bangen e te akuzuarit njerin prej meshtareve te veriut Dom Ejell Kovaçin me akuzen vrasas, imoral, hajdut e kriminel.
Ishte goditja e dyte ne sfondin mbareshqiptar pas asaj te bujes se madhe te akuzimit per fshehjen e armeve ne kishen e Gjuhadolit, ku e denoncoi Pjerin Kçira, si veper te organizume prej sigurimit te shtetit.
NGJARJA
Ishte viti 1957. Dom Engjell Kovaçi, pas sherbimit disavjeçare ne famulline e Komanit, transferohet ne famullin e fshatit Qelez, ku ndodh nje vrasje.
I vrari quhej Mark dhe sipas disa te dhenave punonte si operativ sigurimi ne zone. Viktima u gjet i vrare pikerisht ne vendin ku edhe ai kishte kryer nje krim kohe me pare.
Sigurimi i shtetit komunist akuzon dom Engjell Kovaçin per kete vrasje, nder kohe qe prifti ishte ne udhetim qysh nje dite me pare ne drejtim te Iballes. Akt akuza si dhe libri i tipit “horror” ngarkojne me faj dom Engjullin, sikur ky me anen e se motres Angje kishte terheqe ne qele operativin e sigurimit tuj ua sjelle ne prite disa malesoreve te maleve qe kishin edhe nje gjak per te marre. Sipas akt – akuzes dhe librit, kufoma terhiqet naten ne vendin ku ai kishte ba krimin, por me dijenine e pranine e famulltarit dom Engjullit.
Sipas deshmive te sotme te fshatareve qelzore, pikerisht ne diten e vrasjes se operativit, ishin pare disa sigurimsa ne afersi te fshatit , bile edhe te vete kryetarit te deges puneve te brendeshme te Pukes Medin Bilbili .
E gjithe kjo histori ishte nje strategji e pergatitur mire dhe nje loje ne sherbim te rendit komunist dhe te diskriminimit te kishes katolike e barinjeve te saj.
Akt akuza perfshinte edhe felliqesine ma te madhe , sikur prifti kishte mardhenje me te motren. Ne kulmin e torturave çnjerezore, kur fryma hala nuk i kishte dale, por trupi ishte i vdekur,hetuesit me ne krye Ilmi Saitin i marrin firmen perdhunisht dom Engjell Kovaçit . Kjo ishte e gjitha, pastaj propoganda komuniste kete deklarate e percolli deri ne skutat ma te largeta e deri te veshet ma te shurdhet te njerezimit tuj pergatite nje terren sa ma te urrejtshem e sa ma te besueshem per eleminimin e mevonshem te klerit katolik shqiptar.
Motra e dom Engjullit, tuj mos mund me mbajte mbi shpatulla nje turp kaq te madh, proteston ne sallen e gjyqit , tuj denoncue kete gjyq fars si nje mashtrim qe i bahej popullit ne vazhden e propogandes per eleminimin fizik te klerit e ma vone te fese se kultit ne Shqiperi.
Ky deklarim kurrajoz e trim i vajzes se re bani qe seanca te nderpritej dhe ajo vete ne nje gjyq tjeter te mirrte si shperblim 25 vjet burg me vendim te dates 13/12/ 1958. Ky deklarim edhe pse i vetem ne vorbullen marramendese te popullit turme, solli deshtimin e suksesit te ketij gjyqi .
Bariu shprterore i Komànit e ma vone i katundit Qelez dom Engjell Kovaçi (1920 – 1958) denohet me vdekje ne moshen 38 vjeçare me vendim N° 12 dt 10/11/58 dhe pushkatohet pas tre ditesh per nje krim qe kurre nuk e kishte kryer.
E mbaj mend deri ne ditet e sotme kete njeri te mire qe jetonte bashke me te dy motrat Tonia dhe Angjia qe ishin rrite jetime dhe vellaj i kishte marre me vete, pasi nuk kishin as shtepi, as pune dhe jetonin si nje familje e mrekullueshme.
Kujtoj me mirenjohje Tonen , qe asht edhe madrina ime e pagezimit dhe e krismimit.
Fshataret e Qelzes kerkojne perseritjen e gjyqit te te ndjerit Dom Engjell tuj hedhe ne gjyq “drejtesine” shqiptare per shperdorimet qe jane ba kunder nje njeriu te pambrojtun bariut shpirtnor te dikurshem qe u masakrua per nje faj qe kurre nuk e kishte krye.

Ndoc Selimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.