“80 vite nga themelimi i Akademisë Saveriane në Shkodër”

0
297

“Academia Albanologica Xaveriana. Concordia Parvae Res Crescunt”

80 vite më parë, në Shkodër u themelua e para Akademi Shkencash në Shqipëri që u njoh si Akademia Saveriane, me një sërë emrash të zëshëm që iu bashkangjitën.
Retë e luftës e sidomos ato të pasluftës, fshinë me dije a prej padijes të arritunat e çmueme të atyne viteve në fushat e albanologjisë.
Duke marrë prej kësaj Akademie gjithë kontributin e arkivat, shteti shqiptar vite më vonë e nisi nga e para me rithemelimin e asaj Akademie Shkencash që njihet sot.
Kësisoj, duke ia nisur çdoherë nga e para, kemi zhbërë trashëgiminë tonë, pa mundur të ngremë shkallët më lart drejt dijes, në gjurmët e pararendësve.
Pothuaj një akademi ishte edhe funksioni që pat më herët gjatë sundimit turk “Shoqnia Bashkimi” me publikimin e veprave me karakter shkencor e letrar.
Mjaft me pasë kujtesë e respekt për të shkuarën e me ec me këshillën e devizës: Për Atme, për Zot e Përparim.

-Dom Artur Jaku/fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.