Kristina Roseti, një poete britanike me prejardhje italiane, u lind më 5 dhjetor 1830 dhe vdiq më 29 dhjetor 1894. Shkroi shumë poezi kushtuar fëmijëve, por poezitë e saj për dashurinë kanë një ndjeshmëri të rrallë. Kritika letrare britanike e mban si vazhduese e udhës së poetes Elizabeth Barrett Browning. Pata rast në Spaç të njihesha edhe me poezinë e Kristinës, përkthimi i poezisë së saj “Echo” qe ndër orvajtjet e mia të para në rrugën e bukur të shqipërimit. Në përkujtim të Kristina Roseti-t sjell sot këtë shqipërim prej saj:

JEHONA
nga  Christina ROSSETTI

Eja heshtazi tek unë, netëve kur fle,
Eja në heshtjen e një ëndrre që flet,
Eja bukuri me sytë ndezur si në jerm,
Si një fill drite që mbi përrua shkëlqen,
Në lotë eja, mos më bëj të pres, o shpresë, kujtim, dashuri e viteve të shkuar…

Oh, ëndërr, sa ëmbël, ëmbëlso, vrerin ëmbëlsomë,
E si të kem qënë në parajsë zgjomë,
Ku shpirtërat e dashuruar sillen e shihen,
E me sy të etur ruajnë derën e ngadaltë,
Që për të hyrë hapet, kurrë për të dalë.

Eja në çdo ëndërr, në të tëra netët,
Vdekje, oh medet, jeta e vërtetë
E veç ndër ëndrra mundem të të jepem,
Frymë për frymë e në çdo rrahje zemre,
Shëëëttt, pëshpërit, përkulu, ulu, si në ato kohë i dashur,
oh sa kohë, ohë, oh…..

© shqipëroi Maksim Rakipaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.