Me flamujt e Kastriotvet, roman historik i Dom Nikollë Mazrrekut

Sygjerim për lexim

0
793

Sygjerim për lexim, me rastin e 105 vjetorit të lindjës së Dom Nikollë Mazrrekut, priftit katolik shqiptarë që vuajti gjatë regjimit komunist. Më poshtë ju paraqesim fragmentin mbyllës të romanit historik voluminoz përplot 802 faqesh, “Me flamujt e Kastriotvet”, të botuar në Tiranë nga Botimet Albanologjike me 2012.

Fragment nga libri:

“Aj nuk kthehej prej Kuvendit të burravet. Mortja ia hoq shpatën prej doret kur po e ngjeshte e kur po e shtrengote radhët. Kalat e Arbënit, metun pa zot, u shumne,e votrat e Arbënit u shkretuene. Mi germadhat e kalavet e mi votrat e shkretueme plehnuene jeniçert e sulltanit, e prej plehit të tyne bine ferra e hitha, çi e mbuluene Arbënin e bukur të Motit të Madh.” “Me flamujt e Kastriotvet”.

Dom Nikollë Mazrreku lindi në Mazrek më 28 dhjetor të vitit 1912, ishte shkrimtar shqiptar, polemist e analist kritik dhe, sidomos, për broshurën e famshme polemike “Nikë Barcolla”. Broshurë kjo që u përhap menjëherë në të gjithë Shqipërinë, jo aq për debatin shkencor-historik se sa për shfaqjen e ndjenjave nacionaliste dhe u konsiderue nga gjithkush si nji thirrje, kushtrim për luftë kundra okupacionit italian. Në letërsi pati debutuar me melodramën epiko-patriotike “Çerdhja e piratëve”. Ka lënë në dorëshkrim shtatë vëllime, rreth 1500 faqe. U botuan nga dorëshkrimet e tij si vepra postume, poemat “Dukla” dhe “Sapiana”. (Wikipedia)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.