Urim për 2018 – poezi nga Alma Papamihali

0
698

Urim…

Për këdo, që ashtu si unë la pas edhe një vit,
Për këdo, që orët e shkuara iu gdhendën në shpirt,
Për këdo që u dashurua, rrënjët t’i zgjaten më tej,
Për këdo që humbi dikë, forcë le të gjejë,
Për këdo që i dhembi heshtja, fjala le të lindë,
Për këdo që u mrekullua foshnjës, le të bëhet prind,
Për këdo që vetmia e lodhi, i fundit vit të mbesë,
Për këdo që s’iu dëgjua lutja, shpresa mos t’i vdesë,
Për këdo që një ëndërr ka nisur, iu bëftë realitet,
Për këdo që vetes i thotë: jetojmë njëherë në jetë!

© Alma Papamihali “urimi im për 2018”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.