Ne te vertet nuk ishte dhe as nuk eshte qellimi im qe te sulmoj asnje si ne aspektin personal dhe te detyres qe ushtron, por, kur nje figure institucionale qe mbulon nje detyre te rendesishme sikurse eshte ajo e arkivave te Shqiperise del me disa teori apo hipoteza, perhere ngjall kersheri.
Po aq i vertet eshte fakti ku personalisht, jo vetem nuk kerkoj tu jap interes teorive te shumta qe mbijne si kerpudha gjate shume evenimenteve historike ne ate copezen token tone, por me teper, mendoj se shumehere duhen anashkaluar. Por kete here mu duk e udhes njefare reagimi.

Sigurisht, portalet online sikurse rrjetet sociale nuk jane ato me te pershtatshme per nje debat qofte ky shkencor apo edhe thjesht i tipit mediatik.
Pa kerkuar ketu te zgjatem ne subjektivizem, pasi nuk eshte diçka qe me karkterizon, sikurse, pa kerkuar ketu te sulmoj zoterine ne fjale ne anen personale (as e njoh e as me njeh) me duhet te fokusohem ne anen institucionale dhe te nje figure institucionale qe del ne disa perfundime sa interesante po aq te diskutueshme.

Sipas perfundimeve qe nxjerr drejtori i arkivave te shtetit Shqiptar, Skenderbeu lind i ritit ortodoks sllav dhe tregues per kete fakt jane blerja e kulles apo vendvarrimit ne Hilandar te malit Athos prej Gjon Kastriotit. Si rrjedhoje: Hilandari ishte pjese e leshuar kishes sllave prej qendres ekumenike bizantine (varej prej Kostandinopojes) si dhe emrat e femijeve te Gjonit qe ishin tipike sllave ku si perfundim drejtori del qe Kastriotet i perkisnin ritit sllav ortodoks.
Deri ne kete pike asgje te re, pikerisht sepse njihen ne historigrafi si çeshtja e Hilandarit ashtu edhe emrat e femijeve, sikurse njeri prej vellezerve te Skenderbeut supozohet se u shugurua murg aty. Perhere sipas perfundimeve te drejtorit te arkivave Shqiptare, kjo gje behej vetem ne se ne ate periudhe i perkisje ritit fetar bizantin sllav mund te te jepej leja ne se aplikoje per nje vendvarrim.
Por, a perbejne argumenta keto te dhena?
Per mendimin tim aspak.

Ne radhe te pare Gjoni, i ati i Skenderbeut, bleu ate qe njihet si “Kulla Arberore=Arbanaški pirg” per 80 fjorine dhe per kete akt firmetar ne anen shitese ishte nje klerik ortodoks i ritit grek dhe aspak sllav. Pra, territori administrohej prej Hieromonakut Ikumenik te Hilandarit me emrin Athanasios, emer ky qe ne se do merreshim me derivate perkatesie fetare nuk ka aspak lidhje me emrat sllav dhe llogjikisht nuk administrohej aspak prej ndonje subjekti periferik sikurse kleri sllav apo Kisha Sllave.Prej momentit kur vet Kisha Sllave kishte bler territor ne malin Athos do te thote qe mund te kishte autonomi dhe aspak pavaresi te plote dhe kontrata mund edhe te revokohej ne raste te veçanta.
Kulla Arberore= Arbanaški pirg, ne Hilandar, gjendet ne anen jug-perendimore dhe prane portit te manastirit te Hilandarit ne malin Athos. Manastiri i dedikohet Shen Gjergjit. Ne ekzanorteksin e kishes se Hilandarit, ne murin verior gjendet mbishkrimi ne gjuhen serbe: « Престави се раб божии Репош, дукс илирскии, 6939=Ketu prehet sherbetori i Zotit Reposhi, duka i Ilirise, 1431″.

Pra, ne mbishkrim sillet titulli i Reposhit si duk i Ilirise dhe viti ai 1431.
Ne se konsiderojme faktin qe Pirgu (Kulla) Arberor blihet ne vitin 1426-28 prej aktit te shit-blerjes, dokument ky i cili gjendet ne Muzeun Rumjanovski ne Moske ku nder te tjerat shkruhet: «Сего 2 маја престави се Кастриот, мнишки же Иоаким монах”, na çon ne perfundimin qe Reposhi nuk mund te kete vepruar ne kete manastir dhe ka gjasa te jete varrosur aty me teper si nje laik dhe vone se sa si nje murg i perhershem ne malin Athos (emri i Reposhit del edhe gjetke dhe sipas Muzakes ka gjasa te kete vepruar si murg ne malin Sinai ku edhe vdiq-“ Repossio predetto Ju uomo de santa vita e se n’ando at monte Sinai e se fe frate e li morese”). Gjithashtu duhet te theksojme faktin qe Reposhi varroset ne Hilandar me titull fisniku (duka i Ilirise) dhe jo si klerik qe kishte sherbyer ne kete manastir. Ka me teper mundesi qe kaloi vitet e fundit te jetes, ne moshe te thyer ne manastir por si laik dhe jo si murg. Kishte kete te drejte pasi Gjoni zoteronte kater adhelfata (leje apo te drejten per te qendruar ne manastir) pasi i vetmi qe humbi kete te drejte ishte Stanisha i cili u kthye ne besimin islam.
Keto blerje trualli apo vendvarrimi ishin praktika te shpeshta dhe te njohura per feudalet e kohes dhe mund te konsiderohen si azile apo pensione ku njerezit terhiqeshin ne nje jete monastike ne moshe te thyer (pleqeri) dhe ka mundesi qe edhe vet Gjon Kastrioti (i ati i Skenderbeut) te kete kaluar vitet e fundit te jetes ne kete manastir.
Lidhur emrit te femijeve te Gjonit dhe Vojsaves me prejardhje sllave, mendoj se eshte çeshtje pa baza, ku nuk perben argument dhe e tejkaluar tashme (i bie te jemi 70% me prejardhje arabe si popullsi sot ne Shqiperi).
Me tej, ne se do hidhnim tezen qe Kastriotet ishin te ritit sllav ortodoks mbi te gjitha na duhen provat materiale dhe ne veçanti ato arkeologjike ne territorin ku sundonin Kastriotet. Kur provat materiale heshtin dhe nuk gjenden nuk kemi arsye ti sajojme.
Shume bukur qe duam te gjithe te perfshihemi ne vitin e Skenderbeut, por duhet perhere kriter ne ato çka shkruajme dhe mbi te gjitha prej atyre subjektesh te cilat per me teper kane detyra shoqerore dhe institucionale qe perfshijne gjithe shoqerine./Etnor Canaj fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.