En attendant – poezi nga Zija Vukaj

0
430

Nga Zija Vukaj

En attendant…

Në atë fshat,
lugajë alpine;
në atë djep të gjymtë,
përkundja ëndrrat e mia të gjymta.
I flakur aty qysh s’di se kur,
prisja e prisja;
tirrja e tirrja net të zymta.
Kur shpatet e malit
mbështilleshin me çallma mjegulle,
thik tyre binin idhshëm
shigjeta shiu;
filiza mendimesh ogurzeza;
vija rrufesh thernin zigzag atë plojë;
njoftonin klimaksin tragjik
të eposit alpin.
At’botë zgjatesha
në pezulin e frengjisë sime
dhe meditoja perden që mbyllej
dhe endërroja horizonte,
që s’i pashë kurrë.

Bogë, 1987

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.