TIRANA I PERKISTE RITIT TE KRISHTERE PER 1400 VJET – nga Ndoc Selimi

0
504

Vendbanimi i fushes se Tiranes i kalon kufinjte e paleolidit vone . Gjetjet e deritanishme arkeologjike flasin per nje jete intensive ne kete zone , ashtu si ne gjithe viset e Ballkanit perendimor. Gjendja e disa kalave te kohes ilire ne forme germadhash arritur deri ne ditet tona tregon idene mbrojtese te kesaj popullsie. Me e hershmja kala ne treven e Tiranes eshte ajo e Dorsit qe mund te jete e shek. IV – V para Krishtit. (Sipas K.Zhegut “Kalaja e Dorsit ” Fq 14..18). Ne malin e Viles mbi Petrele ndodhet nje tjeter kala ajo e Persqopit qe i takon koheve ilire e keshtu per te vazhduar me shume kala te tjera qe rrethojne kuroren e Tiranes si e Petreles, e Dajtit, e Shengjergjit, e Priskes, e Tiranes brenda, e Ndroqit, e Lalmit e tjera qe jane te paidentifikuara, ku nje pjese e madhe u ndertan ne kohen e Justinianit qe me vone u pedoren edhe nga Skenderbeu. Prokopi i Cezarise ne listen e kalave permende nje qe sot nuk eshte e identifikuar dhe quhet Tyrkana dhe qe shume historiane te mevone perfshire edhe Milan Shuflaj thone se ka marre emrin Tirana prej kesaj. (Shuflay, “Serbet e shqiptaret” fq 7)
Te shkrimi “Tirana ose kryeqyteti me histori te falsifikuar ” me autore Ndoc Selimi & Xhevat Ukshini, eshte hedhur nje ide tjeter mbi kete teme. Aty thuhet : ” Në rranzë të Dajtit, në anën e majtë të lumit dhe Grykës së Tujanit ngrihet një kala me të njëjtin emër, Kalaja e Tujanit, që sipas studiuseve i takon shekullit të IV para Krishtit dhe ishte si një portë hyrëse për koridorin Durrës – Tiranë – Dibër. Duke shtjelluar toponimin Tujan na çon deri në kohën e etruskëve dhe sipas “Dizionario Illustrato della Civiltà Etrusca” të Mauro Cristofani, fq. 304 thuhet: “Është një hyeni etruske e barabartë me Afroditë greke e Venere romake. Mund të ketë edhe një rrenjë paraelene e quajtur “tyrannos” dhe “Tiranno”(që vertetesisht ka prejardhje ilire, shen. im) dhe sinjifikohet si thjeshtë me “signora” “zonjë”.
Tujan ose Turan është hyeni e dashurisë dhe e pjellorisë dhe ishte e martuar me Laran, çuditërisht me një afrimitet me Lana (lumi që përshkon Tiranen.)
Perveç kalave qe thame me lart, Tirana dhe rrethinat e saj janë të mbushur me emra shënjtorësh të krishterë dhe bëhet dëshmitare e përqafimit të fesë së Krishtit menjëherë pas shpalljës zyrtare të kësaj feje. Kështu kemi fshatrat Shën Pal, Shën Mëri, Shën Gjergj, Shën Gjin, Përroi i Shën Mëhillit, qafë Kishë, Shën Ndoi i madh dhe Shën Ndoi i Vogël (dy maja shkëmbinjësh), qafë Shmark, Fushë Kishë si dhe mozaiku i Tiranës me vlera të mëdha historiko – arkeologjike në Shqipëri e më andej.
Si më e përmendura kishë është ajo e Shën Mërisë në Brar që datohet e vitit 1201. Në këtë kishë gjatë gërmimeve është gjetur një varr me pesë harqe që i takon pjestarëve të një familje me një epitaf dhe mbiemrin Sguro.
Këtu ndodhen edhe 8 varre të tjerë të besimit katolikë dhe sipas specialisteve Tirana ka vazhduar me këtë rit fetar deri në shekullin e XV, kur fillon konvertimi i banorëve të saj në fe tjeter.
Mozaiku i zbuluar ne truallin e lagjes 9 te Kryeqytetit eshte nje kishe , mbase paleokristiane, por sipas Kristo Frasherit “Historia e Tiranes” fq 33 thote se ” .. me vone kjo “vila rustica” u kthye ne kishe katolike e ndoshta manastir dhe se duhet te jete e shekujve nga i dyti te i katerti. Kete e tregojne edhe tullat me kryqe qe i takojne kohes se Kostandinit Madh (306 – 337 te Krishtit).
Emri Tirane sot vazhdon te interpretohet ne menyre teper te gabuar. Ne enciklopedine e epopujve te Europes thuhet tekstualisht:
” Tirane da Teheran, nome che le diede, quando la fondo al principio del secolo XVII, il generale turco Suleyman Pascià…”( Tirane prej Teheran, emen qe thuhet i eshte vene kur e themeloi princi i shekullit XVII, gjenerali turk Sulejman Pasha.) (“Albania ” botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Enciklopedia e popujve te Eropes, 1965 fq, 390.) dhe akoma Akademia jone e Shkencave nuk e ka korigjuar.
Pushtimi turk solli ndryshime te pabesuashme par kohen duke vendose traditat e zakonet anadollake e duke perdorur te gjitha menyrat per konvertimin e popullsise ne fe tjeter.
Sulejman P. Bargjini me origjine shqiptare (me nje mbiemer te prejardhur nga kristianizmi) u muar si jeniçer dhe kthehet si pashà ne vitin 1614 dhe thone i vuri emrin Tiranes nga nje beteje ne Teheran. (Durham “Brenga e Ballkanit” fq 92) kur Tiranen e permende Marin Barleti 14 here te “Historia e Skenderbeut” 200 vjet me pare se se Sulejmani (shih faqet 28,32,47, 214, 220, 231, 234, 250 e deri te 250) Sulejman pashe Bargjini solli ne qender te europes kulturen turke me xhami e hamam dhe qe pamja e ketij qyteti me pas merr dizenjen osmane.
U desh te kalonin shekuj qe te duket katoliku i pare ne Tirane dhe sipas kosullit austriak J.G.von Hahn ne vitin 1850 kishte 6 familje katolike dhe me 1863 kishte 30. (Hahn “Udhetim neper viset e Drinit e Vardarit” fq 27). Ndersa Dom M. Dushi shkruan se nder familjet e hershme katolike ne Tirane kane qene Pjeter Pilatoqi – tregtar, Kol Leshnja si dhe Mark Suma i ndodhur shume kohe me pare (shek XVIII) ne kete treve ku merrej me tregtine e ziftit dhe vajit te Vores si ortak me Mehmet Pashe Bushatlliun etj dhe per te ardhur te viti 1923 me 112 banore.
U deshen te kalonin 655 vjet nga kisha e Shen Merise ne Brar qe te hidheshin thembelet e ndertimit te nje kishe po te Shen Merise ne Tirane ne vitin 1856 . Ajo ndodhej ne perendim te kinemase “nacional” (17 Nentori) . Ne pllaken qe kishte ne fasaden para ishte shkruar :” Ndertimin e kishes e mundesoi Perandori i Austro – Hungarise Franc Jozef I” Kerkesa u be nga arqipeshkvi i Durresit imzot Rafael Ambrozi . (Historia e Tiranes “Shqipnia e ilustrume” Kalendari, Shkoder 1929, fq 35). Kjo kishe i kushtohej po Shen Merise dhe u prish ne vitin famkeq 1967. Sot nuk ka as shenj as nishan.
Me 1938 – 39 ndertohet Kisha e Zemres Krishtit ne Rrugen e Kavajes. U inagurua me 25 dhjetor te vitit 1939 diten e Krishtlindjeve dhe fjalimin e mbajti At Mark Arapi.. Me 1967 kthehet ne “Kinema Rinia”dhe pas viteve 90′ i rikthehet tempullit te fese si me pare.
Kisha e trete e radhes ishte ajo e franceskaneve kushtuar “Shen Ndout” e ndertuar me 1943, e cila ne kohen e lige u kthue ne shtepi pioneri per tu riabilituar e rindertuar ne vitet 90′. Sipas historianit Gazmend Bakiu “Tirana e vjeter” fq 101 – 102 ne arshiven e shtetit ndodhet projekt per nje kishe madhore qe do ta benin italianet aty ku asht sot Shatrivani.
Me levizjet demografike pas viteve 90′ lind nevoja e shtimit edhe te kishave te tjera ne zona te ndryshme urbane. Kisha me e madhe ne Tirane u ndertua ne vitin 2000 kushtuar apostullit Pal si ungjilltari i pare qe bekoi Ilirine shqiptare ne vitin 52′ pas Krishtit.

Ndoc Selimi, 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.