Intervistë me Milot Hasangjekaj – BIGEM : Njëzet vite pranë publikut.

0
333

Intervistoi: Vera Gojçaj

Vera: Nga cila moshë keni filluar të këndoni dhe sa kohë u bë që keni filluar karrierën tuaj?

BIGEM– Në fakt sivjet janë bërë gjithsejt 20 vite kur kemi filluar karierën. Pra ka qënë viti 1997 kur ne inçizuam këngën e parë dhe këtë vit llogarisim vitin e themelimit të grupit. Kjo me një matematikë të thjeshtë i bie që kam filluar në moshën 14-15 vjeçare.

Vera: Ju keni lindur në Prishtinë por e keni thënë vazhdimisht se jeni malësor? 

BIGEM- Po është e vërtetë që unë kam lindur në Kosovë, Prishtinë, e po ashtu edhe babai është lindur ne Kosovë, por prejardhjen e kemi nga Plava e Gucia – pjesë e shqiptarëve në Malin e zi.

Vera: Pak jashtë muzikës, a bën që të na thuash se si ndiheni kur shkoni në vendlindjn tuaj?

BIGEM- Perpos ndjenjës të mirë të qenurit atje, unë në vendin origjines e shoh edhe me një sy tjeter, fatkeqsisht ky vend është lënë mrapa në zhvillim ekonomik, ka mungesea të shumta të cilat janë përgjegjësi e shtetit ku ata jetojnë. Shpresoj që sa më shpejt të hapet rruga që lidhe atë pjesë me Kosovën dhe Shqipërinë e që është një mundësi e lëvizjes, turizmit, etj.

Vera: Çka thoni për një koncert në Mal të Zi, atje në vendlindjen tuaj?!

 

 

BIGEM– Vitin e kaluar ishim ne Gusi,( sepse ne Mal te zi ne vende tjera si psh. Ulqin kemi që një kohë që mbajmë koncerte) për herë te parë, ka shumë kohë që e kam menduar një koncert atje dhe kjo u realizua. Kjo falë një organizimi të mirë të njerzve vendas atje. Kaluam shumë mirë dhe ishte knaqësi e dyfishtë.

Vera: Grupi juaj ka pas një suksese të madh n muzikën shqiptare, cila ishte arsyeja e ndarjes nga “Etno engjujt” dhe si janë marrëdhëniet me Genc Prelvukaj pas ndarjes së grupit? 

 

BIGEM– Grupi nuk është ndarë në kuptimin klasik, ne kemi zhvilluar idenë e krijimit të dy artistëve nga grupi. Tani jemi duke punar në këtë koncept, dhe nuk flitet për ndarje ose prishje të ndonjë raportit me Gencin.

 

 

Vera:”Bigem” është emri juaj i ri artistik,çfarë kuptimi ka dhe pse vendosët ta ndryshoni pas kaq vitesh? 

 

BIGEM– Bigem , emrin e kam ndje te nevojes me u identifiku ndryshe nga emri personal. Ky eshte emri artistik ku per baze ka shronjen e emrit tim M . 

Vera: Sa jeni i angazhuar në koncerte dhe kush e menaxhon agjendën tuaj? 

BIGEM– Koncertet i menaxhojn agjentet e kompanise sa i perket marrveshjeve e caktimin e datave. Koncertet jane te ndryshme sa i perket natyrave te organizimeve, por qe ne jemi nda te knaqur me to, pasi qe ka kerkesa, kjo ndoshta pershkak pervojes skenike, materialeve te shumta nder vite, etj.

Vera: Në disa intervista keni thënë që së shpejti do ju shohim me një emision tuajin,ur do e shohim Milotin ne rolin e  një gazetari dhe ku do të transmetohet emisioni?

BIGEM– Në këtë angazhim isha vitin e kaluar, shumë afer për të ndërtuar dicka të tillë. Po për shkak të angazhimeve të shumta dhe të ndryshme, për një kohë të pa caktuar e kam shtyer këtë angazhim.
Vera: A ka qenë ënderr e mëparshme që të bëheni udhëheqës i një emisioni a por ndoshta është thjeshtë shpikje juaja për të arritur sukses?!

 

BIGEM– Më shumë idea ka qënë që të bëjë dicka në një format më ndryshe nga ajo qka shohim. Jo për arsye tjera.

Vera: A do ju shohim më në ndonjë bashkëpunim me Gencin?

 

BIGEM– Kemi planifikuar por nuk di kur do të jetë periudha e sakt kur do të dalë dicka e re.

Vera: Si ka qënë viti 2017 per ju? 

 

BIGEM– Mirë ishte, kam dal me tri projekte të cilat janë mirë pritur nga publiku. Kjo besoj është indikator i mjaftushëm per me e vleresu vitin 2017.

 

 

Vera: A keni provuar bashkëpunime me të tjerët, të krijoni një grup të ri ku Ju të jeni lider i tij?

 

BIGEM– Bashkpunime ka pasë dhe do të ketë rregullisht por një ide e krijimit të një formacionit tjetër nuk është që është menduar.

Vera: Ishte nder dhe kënaqësi e madhe të realizoja intervistën me ju. Faleminderit dhe ju lutem ndonjë këshillë për të rinjët që synojnë të hyjnë në tregun e muzikes?! 

BIGEM– Falemnderit edhe juve, un cdo dit jap këshilla të tilla për artist të ri ku zakonisht ju potencoj që artistet nuk duhet të presin që nga tjerët të marin shërbime dhe favore. Ata duhet të “luftojnë” që të vejne në pah talentin e tyre UNIK.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.