Në ndarje – poezi e Pavle Đonović

0
317
Separation, 1896 nga Edvard Munch

Në ndarje

Fjalët
janë më të zeza se nata
Duart
janë më të forta se guri
Zëmra
më e butë se bari
Lotët
më të lehta se lumi

Në ndarje

Shikimet
janë më të thella se deti
Minutat
janë më të shkurtër se të thënit një
Zëri
është më i mprehtë se era
Veshët
janë më të hapur se guacat

Në ndarje

Sytë na bëhën shpella
Nga të cilat burojnë lumenjt
Dhe të dy në shikim të kryqëzuar shëndërrohemi
Të kryqëzuar nga treni gjer tek platforma

-Pavle Đonović
-Shqipëroi: Albert Bikaj ©

Pavle Đonović

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.